Basha: Do te pres perfundimin e plote te procesit
Fituesi i zgjedhjeve per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, tha dje se do te respektoje te gjitha procedurat ligjore deri ne perfundimin e plote te procesit. Ne nje deklarate dhene per mediat, Basha u shpreh se 81 qytetare me shume kane votuar per projektin e tij politik. Ai tha se pjese e rendesishme e ketyre zgjedhjeve ishte funksionimi i demokracise ne numerimin e cdo vote. "Tashme, duket qarte se ka shume entuziazem dhe une, pse t'ua fsheh, nuk jam jashte kesaj atmosfere. Rezultati i shpallur mbreme tregoi se 81 bashkeqytetare me shume votuan per mua. Por une do te pres deri ne perfundimin e plote te procesit. Procesi duhet te vazhdoje ne perputhje me ligjin dhe me besim e plote tek institucionet. Dhe pasi te jene shqyrtuar te gjitha kerkesat nga te gjitha palet, do te kryhet certifikimi perfundimtar i rezultatit",-tha dje Basha, duke folur per vendimin e KQZ-se. Basha u shpreh se zgjedhjet e 8 majit dhe procesi i numerimit tregoi se demokracia funksionoi dhe solli para qytetareve nje model te ri. "Une besoj se ne ndryshuam menyren se si funksionon politika, ndryshuam perceptimin e asaj se cfare do te thote te jesh zyrtar i zgjedhur. E gjithe kjo u arrit duke ju ndjere, duke ju vendosur, sic e meritoni, ju te paret. Per ne, mbi te gjitha qendronte detyrimi i te numeruarit te cdo vote, edhe te votave kunder nesh, ne menyre qe cdo ze te degjohej", tha Basha. Ai vleresoi se vendimi i KQZ-se per numerimin e votave te hedhura gabim garantoi transparence te plote. "Mbi 250 mije qytetare votuan ne keto zgjedhje, me shume se ndonjehere me pare ne historine e Tiranes. Eshte nje e drejte themelore, e misheruar ne Kushtetuten tone, ne Kushtetuten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, eshte nje e drejte universale e gjithe njerezve te lire, qe cdo vote te numerohet. Dhe tani, cdo vote eshte numeruar e zeri i cdo qytetari ka pasur shansin te degjohet. Kjo eshte nje fitore e vertete, fitore e demokracise", u shpreh ai. Duke folur per procesin zgjedhor, Basha u shpreh se interesi i zgjedhjeve me demokratike ne kryeqytet ishte me i madhe sesa interesat e kandidateve. "Guri themeltar i demokracise qendron ne faktin se, nuk vendos as une, as Z. Rama se kush fitoi apo humbi; sepse e perseris, ju jeni te paret dhe e gjithe kjo varet nga ju. Kjo ishte nje gare shume e ngushte dhe nje gare e ngushte te perballe pashmangshmerisht me sfida, por sfidat ne vetvete sjellin mundesi te reja. Interesi madhor i ketyre zgjedhjeve eshte me i madh se ceshtja kush fiton apo humbet", tha Basha, ndersa shtoi se ne gara te ngushta elektorale demokracia vihet edhe me shume ne prove. Ndersa shtoi se qytetaret jane te entuziazmuar per te ardhmen e qytetit. "Qytetaret jane te entuziazmuar per te ardhmen e qytetit tone, per nje politike te nje lloji te ri dhe nje qeverisje vendore te nje lloji tjeter. Qytetaret gjithashtu e kane vleresuar respektin institucional qe ne kemi deshmuar dhe menyren se si reaguam gjate gjithe procesit pas-zgjedhor",-tha Basha.
Apeli
Tashme, duket qarte se ka shume entuziazem dhe une, pse t'ua fsheh, nuk jam jashte kesaj atmosfere. Rezultati i shpallur mbreme tregoi se 81 bashkeqytetare me shume votuan per mua. Por une do te pres deri ne perfundimin e plote te procesit. Procesi duhet te vazhdoje ne perputhje me ligjin dhe me besim e plote tek institucionet. Dhe pasi te jene shqyrtuar te gjitha kerkesat nga te gjitha palet, do te kryhet certifikimi perfundimtar i rezultatit",-tha dje Basha.
"Demokracia vihet ne prove kur gara eshte e ngushte"
Fituesi i gares per bashkine e Tiranes ka ftuar opoziten qe te pres me qetesi perfundimin e procesit. Ne deklaraten e dhene dje per mediat, Basha ka kerkuar dhe respektimin e institucioneve ne menyre qe demokracia te funksionoje ashtu si gjate procesit te numerimit te votes. "Ne kete moment emocionesh te forta te te dyja paleve, me lejoni t'u ftoj per nje refleksion te qete, per sa me shume qetesi dhe respekt ndaj institucioneve sepse kjo eshte me e mira qe mund te bejme te gjithe bashke per qytetin tone, per Tiranen. Sot jemi plot besim per triumfin e procesit demokratik, triumfin e numerimit te cdo vote dhe degjimit te zerit te cdo qytetari", u shpreh Basha. Ne deklaraten e pare pas shpalljes se rezultatit nga KQZ-ja, Basha u shpreh se gara e ngushte tregon dhe funksionimin e vertete te demokracise. "Kjo ishte nje gare e ngushte por sidoqofte keto jane zgjedhje me te cilat Tirana mund te ndihet vertet krenare. I gjithe procesi i votimit dhe numerimit ne keto zgjedhje ishte i drejte, transparent dhe i sakte. Eshte me e lehte per demokracine te funksionoje kur kemi rezultate zgjedhore te thella, por demokracia vihet ne prove kur gara eshte e ngushte. Ne nenshtruam emocionet tona dhe pritem qetesisht qe cdo vote te numerohej dhe zeri i cdo qytetari te degjohej", u shpreh dje ai.