E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Basha fiton Bashkine e Tiranes Rozeta Rapushi

Lulzim Basha, shpallet zyrtarisht fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne garen elektorale te 8 majit, per postin e kryetarit te bashkise se Tiranes. Pas shtyrjesh te shumta dhe debatesh te gjata, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje ne oren 23:05 te mbremjes, rezultatin per Tiranen. Nga ky rezultat i arritur pas perfundimit te vleresimit te votave te sakta, por te hedhura ne kutine e gabuar per te 11 KZAZ-te e Tiranes, rezulton se Lulzim Basha eshte fitues me 81 vota me shume se kundershtari Edi Rama. Ne mbremje KQZ, votoi vetem me 4 vota pro dhe 2 kunder, rezultatet per kryeqytetin. Keshtu, kandidati i koalicionit “Aleanca per Qytetarin”, Lulzim Basha ne perfundim te vleresimit te gjitha votave, rezulton fitues me 124.786 vota. Ndersa kandidati i koalicionit “Aleanca per te Ardhmen”, Edi Rama me 124.705 vota. Kryetari i KQZ, Ristani komunikoi vendimin duke deklaruar se “kryetar i baskise se Tiranes shpallet z.Lulzim Basha”.

Vendimet e djeshme u moren pas disa oresh te gjata debatesh ne KQZ, por edhe shtyrjes se vazhdueshme te mbledhjes per shkak te kerkesave te bera nga ana e anetareve te zgjedhur nga opozita ne komision. “Kjo qe po beni ju eshte e paligjshme dhe sigurisht qe do te perballet me ankese ne Kolegjin Zgjedhor”, u shpreh perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj, por edhe nenkryetarja e komisionit, Deshira Subashi ne lidhje me aktin per tabelen e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve. Madje kjo e fundit, tha se jo vetem qe ligji po shkelet, por po mashtrohet dhe opinioni publik. “Dhe pse do te ngrihen kater duar, vendimi qe merrni nuk eshte i vlefshem, sepse per te kerkohen 5 vota pro, jo kater. Nuk i ktheni dot zgjedhjet”,-pretendoi Subashi. Por sipas kreut te KQZ-se, Arben Ristani, vendimi jo vetem qe eshte i ligjshem, por eshte praktikuar edhe ne procese te tjera zgjedhore dhe njihet si praktike edhe nga Kolegji Zgjedhor. “KZAZ-te ne teresi, kane konstatuar faktin e hedhjes ne kutine e gabuar te fleteve per kryetar bashkie apo keshillash. Kane konstatuar gjithashtu edhe mungesen e nje procedure uniforme per trajtimin e kesaj ceshtjeje. Ne te gjitha rastet, KZAZ-te nuk i kane perfshire ne rezultat. Pra vullneti i zgjedhesit nuk eshte perkthyer ne asnje vote, ndaj shqyrtohen nga KQZ”, sqaroi Ristani. Sipas tij, KQZ eshte organi me i larte per te marre nje vendim per kete ceshtje, dhe parime te tilla jane perdorur edhe nga KQZ ne vitin 2001 apo 2009, ku KQZ, vendosi te numeroje 6 kuti votimi dhe hartoi e perfundoi tabelen permbledhese. “Kur eshte e nevojshme, KQZ e perdor autoritetin e tij, kur informohet me probleme te tilla. Ky funksion eshte ushtruar me konsensus te paleve deri me sot edhe me pare, ndaj nuk mund te kundershtohet”, theksoi Ristani.

Ne fund te mbledhjes se mbremshme, me 5 vota pro dhe nje kunder u miratua dhe emerimi i Leonard Ollit si zedhenes i KQZ, detyre qe z.Olli e kia mbajtur edhe me pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›