Topciu: Planet per te ndryshuar Pogradecin
INTERVISTA/ Kandidati i "Aleances per Qytetarin" Luan Topciu flet per qytetin e Pogradecit, nje nder me te rendesishmit ne vend, sidomos ne fushen e turizmit. Flet per projektet qe lidhen me infrastrukturen rrugore, ndalet edhe ne incidentet e diteve te fundit me aludime per prapavije politike
Z. Topciu, si e shihni mbarevajtjen e fushates deri me tani. Kujtojme faktin se ditet e fundit ne shtypin qendror eshte raportuar per disa incidente dhe akuza te renda.
Fatkeqesisht "temperatura" e fushates eshte rritur artificialisht. Duke ndjere humbjen, kryetari i bashkise po jep disa deklarata te percarta qe nuk kane asnje lidhje me menyren se si po e zhvillojme fushaten elektorale. Ngjarje te renda ne qytet, qe kryen per arsye te dobeta dhe banale, kandidati i Partise Socialiste per kryetar bashkie u jep ngjyrime politike dhe perpiqet t'i instrumentalizoje ato. Mendoj se nuk eshte ne nderin e tij, qe te damkose qytetaret me nje njolle turpi dhe te krijoje nje atmosfere qe nuk eshte ne dinjitetin e askujt dhe aq me pak ne nderin e ketij qyteti te mirenjohur per vlerat qytetare, per qetesine dhe kulturen e tij. Krizen e thelle qe po perjeton ai si person, kerkon ta transferoje ne qytet. Vetem pas disa oresh, te gjitha akuzat e kryetarit te bashkise te hedhura ne media, dalin bllofe qe e ngarkojne ate me pergjegjesi politike dhe publike. LSI, dega Pogradec, shkakton fobi tek ish-kryetari i bashkise, sepse ajo do te kontribuoje ne largimin e tij dhe ta cliroje qytetin nga personi qe perpiqet ta njollose ate me sjellje te padenja.
Cfare mendoni se eshte tani prioritet per qytetin e Pogradecit?
Varferia eshte kercenuesi kryesor i familjes dhe komunitetit pogradecar. Punesimi dhe zhvillimi ekonomik jane prioriteti i luftes sime si kryebashkiak. Me besim marr kete pergjegjesi ne kohe te veshtira. Do te mposhtim varferine me investime dhe punesim. Qellimi i programit tone qeverises eshte kalimi nga faza e mbijeteses ne ate te mireqenies. Kemi politika konkrete per promovimin konstant e progresiv te potencialit ekonomik, intelektual dhe gjeostrategjik te pashfrytezuara te Pogradecit. Do te luftojme per thithje te investimeve direkte nga biznesi pogradecar, kombetar dhe nderkombetar, do te vendosim nje bashkepunim te ngushte me qeverine shqiptare, do te luftojme per rritje te cilesise dhe sasise se sherbimeve - per te siguruar nje pozicionim strategjik. Te gjitha keto do te rrisin punesimin, do te ulin varferine dhe do te shtojne mireqenien. Do stimulojme sipermarrjen e vogel dhe te mesme familjare, nepermjet politikes se taksave te diferencuara. Do te deshmojme hapje, kompetence, seriozitet dhe vetebesim. Keto jane tiparet e qyteteve qe gezojne besueshmeri dhe fitojne investime masive. Kemi ambicien te jemi qyteti me i rendesishem i Shqiperise Juglindore, qe konkurron fuqishem ne hapesiren shqiptare dhe Evropiane per investime, fonde, zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, turistik dhe mediatik. Ngritja e Pogradecit ne statusin e nje qendre rajonale eshte objektivi yne afatmesem. Jemi te vendosur te bejme kalimin nga nje qytet i vogel, me turizem sezonal, ne nje qender urbane me zhvillim ekonomik te qendrueshem, me cilesi jete, me mbrojtje sociale, me sherbime shendetesore cilesore, arsim me standarde evropiane. Venia ne eficience e bukurive natyrore, e investimeve dhe kompetences njerezore, eshte formula qe do te na garantoje suksesin.
Si e shikoni zgjidhjen e papunesise se larte dhe zbutjen e nivelit te varferise?
Strategjia jone konsiston ne mbeshtetjen e investimeve private dhe publike, clirim te energjive sipermarrese si faktore baze te rritjes ekonomike dhe punesimit. Kjo do te shoqerohet me ndershmeri dhe kompetence ne institucionet publike, si tregues qe sigurojne konkurrence te ndershme dhe qe prodhojne zhvillim. Do te eliminojme sistemin autoritar dhe korruptiv - faktore mbytes ndaj sipermarrjes pogradecare, qe ka frenuar investitoret e huaj. Clirimi i bashkise nga interesat private dhe klanore do te fuqizoje sipermarrjen. Bashkia duhet te jete institucioni ku respektohet pa diskriminim interesi privat dhe promovohet interesi publik. Do te stimulojme sipermarrjen e vogel dhe te mesme familjare, nepermjet politikes se taksave te diferencuara dhe eliminimin e tyre ne 2 vitet e para te aktivitetit. Sistemi i promovimit do te jete performanca dhe krijimtaria individuale. Do t'i kultivojme rinise besimin tek puna dhe suksesi. Kemi prioritet stimulimin e investimeve ne industrine e lehte dhe ushqimore, turizmit, ndertimit, tregtise, arsimit dhe shendetesise. Fillimisht do te behemi nje qytet me qender universitare dhe intelektuale, me peshe kombetare. Per kete qellim do te afrojme terren ne perdorim afatgjate dhe lehtesira te tjera 2 universiteteve me te mira shqiptare ne rankimin qe po fillon dhe nje universiteti perendimor. Qendra universitare konservon, terheq dhe prodhon kapital intelektual, frenon emigrimin, eshte qender e projektimeve dhe prodhimit te ideve, i paraprin krijimit te infrastrukturave te tjera ne ekonomi, IT, media, rrit kerkesat per teatro, kinema, diskoteka, argetim; jep imazhin e nje qyteti te madh; rrit interesin dhe investimet. Nje rini e mirearsimuar shton kapacitetet konkurruese te zones dhe garanton ne plan afatmesem daljen nga humnera sociale te mijera familjeve te varfra. Ne bashkine nuk e shohim vetem si vend ku administrohet e sotshmja, por dhe si vendi ku projektojme te ardhmen. Jam bir i ketij qyteti dhe ndjej detyrimin qe kam ndaj krenarise qe me ka falur ky qytet gjate gjithe jetes.
Cfare do te beni konkretisht per rritjen e te ardhurave nga turizmi?
Pogradecaret e kane pare turizmin si nje sektor strategjik, por ky vizion nuk eshte mbeshtetur me politika nga kryebashkiaku qe perfundoi mandatin. Turizem ne konceptin pogradecar do te thote me shume se uje, diell, natyre dhe art kulinar. Se pari, vizioni yne perfshin nje turizem komplementar me zhvillimin e disa sektoreve te tjere strategjike. Pogradeci duhet te kthehet ne nje qytet me turizem te te gjitha stineve dhe per te gjitha grupmoshat. Qyteti mund te ofroje perpos plazhit dy muajve te veres, turizem malor, turizem kulturor dhe ekoturizem. Per te gjitha keto, se bashku me qeverine shqiptare, do ta perfshijme dhe bregun e pales sone nen mbrojtjen e UNESCO-s. Mbrojtja e mjedisit dhe e liqenit do te kthehen ne nje problem te rendesishem jo vetem per bashkine e Pogradecit, por per cdo qytetar. Pastertia e qytetit, ekuilibrat ekologjike do te bejne qe Pogradeci te shnderrohet ne qytetin e deshiruar nga te gjithe. Pogradeci mbart vlera kulturore, qytetare nga kultura materiale te cilat duhen evidentuar dhe t'ju ofrohen turisteve qe vizitojne qytetin.
Ne synojme te kthehemi ne qendren e institucioneve politike dhe administrative rajonale, force e thithjes dhe rrezatimit te flukseve tregtare, financiare dhe informacionale, qender universitare dhe kulturore, vendin e sherbimeve kurative dhe sanitare te specializuara, polin kryesor te arkitektures urbane. Ky ridimensionim na shton atraktivitetin dhe jep statusin e qytetin te zgjedhur per qendrim te perhershem, fundjave familjare dhe turizem gjithesezonal. Se dyti, bashkia do te inicioje nje komitet per nje zhvillim te koordinuar gjate gjithe gjatesise liqenore nga Lini deri ne Bucimas dhe Tushemisht. Bulevardi Lin-Pogradec, i iniciuar nga qeveria shqiptare, eshte nje investim strategjik dhe i dobishem ne kete drejtim. Do te luftojme te fitojme statusin e vendit me atraktiv per aktivitete kulturore, politike dhe te ndonje natyre tjeter. Per te gjitha keto, lipset ngritja e disa institucioneve kulturore, cilesisht me te mira, te ngjashme me ato simotra evropiane, me qellim qe ta bejme te njohur historine tone te njohur ne qytet.
Cfare do te beni per disiplinimin e ndertimeve dhe krijimin e hapesirave publike per qytetaret?
Problemi kryesor qe shtrohet sot ne Pogradec eshte pakesimi i hapesirave publike dhe shtimi i hapesirave private. Bashkia ka detyrimin e shtimit te hapesirave publike dhe ndalimin e dhunimit te atyre publike. Urbanizmi dhe arkitektura konsiderohen shpirti artistik i nje komuniteti dhe nje pasuri qe siguron te ardhura konstante per Pogradecin e sotshem dhe ate te brezave qe do te vijne. Do te frenojme shkaterrimin urban dhe arkitekturor. Ndertimet ne nje qytet turistik, detyrimisht duhet te plotesojne dhe kriterin estetik. Cdo fasade, cdo trotuar, cdo rruge e stolisur nga pikepamja urbane, cdo peme, cdo lule e mbjelle ne qytet e ben qytetin me terheqes. Do te krijojme fytyren e nje qyteti evropian, duke ruajtur gjithcka qe trashegojme nga kultura e te pareve tane, do te ngjallim dhe kujtesen kolektive te qytetit, ne nje harmoni urbane. Do te ruajme shpirtin e vendit, por do te shtojme gjelberimin, parqet, lojerat per femije, terrenet sportive.
Do te ndertojme me planifikim urban qendrat rezidenciale per banim, zonat e zhvillimit ekonomik, tregtar dhe financiar, dhe zonen e qendres universitare. Do te inkurajojme sistemin e vilave per te rritur individualitetin dhe cilesine familjare te jetes. Do te punojme ngushte me sistemin bankar dhe qeverine shqiptare per stimulimin e kredive te buta afatgjata per ndertim banesash, sipas modelit perendimor. Do te qartesojme projektet e ndertimit, urbanistikes dhe arkitektures dhe do te lehtesojme procedurat e lejeve te ndertimit. Do te ruajme parametrat evropiane per ndertim, hapesira publike, terrene sportive, kopshte dhe shkolla.
Si do te permiresohet infrastruktura rrugore?
Eshte nje situate e rende e infrastruktures se rrugeve ne qytetin e Pogradecit. Kthimi i tyre ne gjendje normale, asfaltimi, trotuare, ndricim dhe gjelberim do te normalizonin peizazhin urban, do te ulnin ndotjen e ajrit ne qytet, do te lehtesonin jeten e qytetareve. Pas nderhyrjes per rrjetin e kanalizimit te qytetit jane shume rruge te paasfaltuara dhe mjaft probleme te pazgjidhura per shkak te indiferences se autoriteteve lokale. Do te perdoren te gjitha mundesite per te gjetur zgjidhjet optimale per te urbanizuar zona qe nuk e kane ndjere asnjehere doren e bashkise se qytetit dhe ne radhe te pare ndertimin e rrugeve. Brenda nje mandati do te asfaltojme mbi 20.000 metra linear rruge qe figurojne te paasfaltuara, do te riparojme mbi 11.000 metra lineare qe figurojne te prishura ne qytet.
Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin kundershtar?
Autoritarizem, korrupsion dhe mungese vizioni. Ky eshte perceptimi i gjere qytetare qe e perkufizon z. Shkembi si mbartes i nje modeli oriental ne qeverisjen vendore. Kete virusim te sistemit jam i ftuar te kuroj. Qeverisja e re vendore do te forcoje besimin e humbur te qytetareve tek bashkia. Sistem i ri vlerash, punonjes te afte dhe te pergjegjshem, respektim pa diskriminim te taksapaguesit pogradecare. Kemi marre persiper misionin e modernizimit dhe rritjes se kredibilitetit te shtetit. Ne zyrat e administrates shteterore, qytetari do te respektohet pa diskriminim, dhe se barazia e shanseve duhet te jete nje vlere e pamohueshme. Profesionalizem yne do te thote te mendosh dite e nate si te jesh i dobishem per qytetarin. Ta informosh, keshillosh dhe t'i japesh pa rezerva te gjitha te drejtat qe ia afron ligji. Ne garantojme modele qeverisese perendimore bazuar ne parimin e subsidiaritetit - vendimmarrje me interes publik sa me afer qytetarit. Ne afrojme sot pergjegjesine dhe kreativitetin intelektual, si nje virtyt te detyrueshem ne politike. Do te investojme cdo dite ne mrekulli te vogla me shume dashuri qe te krijojme mrekulline e madhe pogradecare. Pogradeci duket i vendosur te filloje i bashkuar epoken e sfidave per mireqenie dhe zhvillim.