Vdekja e 11 vjecarit gjate nderhyrjes kirurgjikale hetim mjekeve irlandeze
Vdekja e një 11-vjeçari gjatë ndërhyrjes kirurgjikale estetike në qepallat e syve, ka shtyrë familjarët të bëjnë kallëzim penal për mjekim të pakujdesshëm nga mjekët që morën pjesë në operacion.
Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga dy mjekë irlandezë, të kontraktuar nga Qendra Spitalore Nënë Tereza, në spitalin e ORL, të njohur si spitali francez.
Familjarët hedhin dyshimet e tyre për dozën e anestezisë së përdorur për të miturin, Denis Alimadhi.
E ëma, Sheje Alimadhi ka rrëfyer për abc neës, momentet e tmerrshme, kur në vend që t’i gëzohej një pamje më të bukur estetike të djalit, i kanë dhënë lajmin se ai nuk e kishte përballuar dot ndërhyrjen kirurgjikale dhe kishte ndërruar jetë.
Daja, i të miturit, Maliq Hasmuça, shprehet se nuk do të reshtë së kërkuari hetimin e të gjitha procedurave dhe medikamenteve të përdorura, të cilat i morën jetën nipit të tij.
Sipas drejtorisë së qendrës spitalore “Nënë Tereza”, humbja e jetës së 11-vjeçarit është një ngjarje sa fatkeqe dhe e dhimbshme, ndërsa tregohen të rezervuar për t’u prononcuar derisa të bëhen të ditura rezultatet e hetimit.
Për 11-vjeçarin, kjo ishte ndërhyrja e tretë dhe duhej të ishte dhe e fundit, ndërhyrje estetike këto, për shkak të disa defekteve në fytyrë.
Gjatë operacionit, 11-vjeçari ka patur hipertermi, e thënë në fjalë të thjeshta, rritje të menjëhershme të temperaturës.
Policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të 11-vjeçarit, si dhe ka marrë në pyetje personelit që është marrë me rastin, për të analizuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet që kanë shkaktuar vdekjen.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer veprimet e autopsisë dhe ekspertizës, rezultati i të cilës pritet të dalë zyrtarisht në mesin e javës tjetër.
Dy mjekët iralandezë do të jenë në hetim deri në përfundim të ekspertizë, nga e cila varet dhe fati i tyre.