E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetareve pershendet Kolegjin

Deklarata ipa

Ne nje deklarate te kreut te Unionit te  Gazetareve Shqiptare Aleksander ipa pershendetet dhe aprovohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Ne kete deklarate theksohet se Ky vendim rikthen te drejten e reporterit shqiptar per te qene prezent ne te gjitha veprimtarite dhe mjediset publike elektorale te subjekteve dhe kandidateve qe garojne ne kete tur zgjedhor. Ky vendim i jep atributin cdo redaksie informacioni per te ndjekur ne lirine dhe te drejten e saj veprimtarite duke shmangur cdo perpjekje per te zvogeluar transparencen ne kete fushate zgjedhore. Unioni i Gazetareve Shqiptare duke e konsideruar ate vendim nje rast te paprecedent ne praktiken e deritanishme te medias ne raport me nje fushate zgjedhore shpreh optimizmin e vet se ky vendim do te kontribuoje ne rikthimin e vlerave te profesionalizmit dhe te cilesise se raportimit te gazetareve profesioniste te kesaj fushate ne mediat kombetare dhe lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›