Basha Kasetat nuk i solla une
Kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes ka mbajtur dje pasdite ne sallen e Akademise se Arteve nje takim te hapur me intelektualet e vendit me teme Iniciativa per Tiranen ide per qytetin. Ne kete takim kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha eshte prononcuar edhe per ceshtjen e kasetave pas pyetjes se bere nga Elsa Ballauri dhe Endri Xhafo. Praktiken e kasetave nuk e solla une por e gjeta mes jush. shte nje praktike qe eshte bere pjese e kultures politike jo vetem ne rast zgjedhjesh. Une kunder kesaj ngrihem kunder automatizimit te medias. Ky eshte nje problem i madh qe nuk mund ta bej pjese te fushates time por bashke me te gjithe ju mund te ndryshojme dicka. Mendoj se filtrimi i informacionit dhe perpjekja per te transformuar informacionin do te jete nje force per median per te thyer vargonjte qe thone se jane rreth medias - nenvizoi kandidati i PD-se.