Basha: Emergjenca e pare, punesimi
“Do t’i kerkoj nenkryetares Jorida Tabaku angazhimin per hapjen e vendeve te reja te punes”
Teksa prezantonte nenkryetaren e Bashkise se Tiranes Jorida tabaku, kreu i ketij institucioni perseriti edhe nje here me ngulm se problemi i pare emergjent qe do te zgjidhet, eshte punesimi. Nga ana tjeter, zhvillimi ekonomik dhe puna me te rinjte jane prioritete, per te cilat do te punohet me mjaft perkushtim. Gjate prezantimit, Basha beri nje permbledhje te punes se nenkryetares Tabaku ne dobi te vendit.
Punesimi
Prezantimi i nenkryetares se re ishte ne sinkron me premtimin per hapjen e vendeve te reja te punes. Gjate fjales se tij, duke permendur kredencialet dhe pervojen e Tabakut, Basha theksoi se punesimi, zhvillimi ekonomik si dhe puna me te rinjte do te jene prioriteti kryesor i Tabakut ne kater vitet qe vijne. Sipas kryebashkiakut Lulzim Basha, emerimi i saj ne kete detyre eshte ne perputhje me frymen e bashkise, sherbimin ndaj qytetareve dhe profesionalizmin. Ai u shpreh se jo vetem per shkak te historise se origjines se familjes Tabaku, por dhe kredencialeve te zonjes Tabaku sherbimi ndaj qytetareve do te jete primar. “Prioritet e saj do jene hapja e vendeve te reja te punes, zhvillimi ekonomik dhe pervoja e saj e meparshme per perballimin me sukses te sfidave te medha. Puna jone do jete afatgjate. Puna me rinine do te jete aspekt i rendesishem i nenkryetares se re”,- u shpreh kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Keto do te jene disa nga ceshtjet emergjente me te cilat do te merret stafi i bashkise, por do te punohet intensivisht per zbatimin e te gjitha premtimeve qe u jane dhene qytetareve te Tiranes.
Tabaku
Nga ana e saj, nenkryetarja e re e bashkise se Tiranes, duke shprehur mirenjohjen ndaj qytetareve per mundesine qe i dhane, theksoi angazhimin se kater viteve te ardhshme do te ndikojne ne jeten e kryeqytetasve per 100 vitet qe do vijne. “Falenderoj qytetaret per mundesine qe na dhane. Portofoli qe do drejtoj do jete ambicioz, do te lidhet me punesimin dhe nxitjen e investimeve te huaja, sfidat e bashkise”, u shpreh nenkryetarja e re e bashkise se Tiranes Jorida Tabaku. Ajo tha se Tirana eshte qyteti ku ajo ka kaluar pjesen me te madhe te jetes, me perjashtim te nje shkeputjeje me qellim studimet e larta. “Ne keto vite kemi pare ndryshme te mira ne Tirane, por ka ende shume potenciale te pashfrytezuar. Tirana eshte qyteti im, jam e sigurt qe ndryshimet qe Tirana do kete 4 vite do ndikojne ne jeten e tiranasve per 100 vitet e ardhshme”- vijoi ajo. “Do te punojme bashke per Tiranen. Motoja jone vendosja e qytetareve te paret, nuk eshte vetem nje slogan, por nje filozofi pune”, ka perfunduar zonja Tabaku.
Doreheqja nga dy postet
Perpara se te merrte detyren e re te nenkryetares se Bashkise, zonja Tabaku dha dje doreheqjen nga detyra e zv-ministres se Integrimit, si dhe nga funksioni i keshilltares se PD-se, prane Keshillit Bashkiak ne Bashkine e Tiranes. Ajo eshte doktore e shkencave ekonomike. Se fundmi, zonja Tabaku ka sherbyer per dy vite, si zv-ministre ne Ministrine e Integrimit. Ajo ishte kryetarja e listes se PD-se per Keshillin Bashkiak, gjate zgjedhjeve te 8 majit.
Angazhimet
Sipas Bashes, Tabaku ka nje pervoje akademike, eshte doktore shkencash e pedagoge ne Universitetin e Tiranes, menaxhere e suksesshme e projekte te USAID, ka nje pervoje me shoqerine civile dhe detyra e saj e fundit, ishte zv/ministre e Integrimit.