E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deshtuan ata qe donin te bllokonin vullnetin e zgjedhesve

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se zgjedhjet e 8 majit ishin transparente dhe te lira, pavaresisht perpjekjeve te shumta per t’i bllokuar ato. Gjate nje takimi me kreun e Partise Demokratike Shqiptare te Maqedonise, Menduh Thaci, Berisha tha se procesi u bazua mbi parimin themelor, se vota e lire e cdo shqiptari, duhet numeruar. Parim qe ai theksoi se u konfirmua edhe nga vendimet e gjykates, te cilet kane pasuruar thellesisht doktrinen juridike shqiptare edhe me gjetjet e konsoliduara ne praktiken e pasur gjyqesore te gjykatave te SHBA-se, ne kete fushe. “Perpjekjet e shumta per bllokimin dhe zvarritjen e procesit, kishin per qellim qe te mohohej vullneti i shprehur qarte i 762 qytetareve te Tiranes, cka eshte e papranueshme per nje sistem demokratik, ne themel te se cilit qendrojne zgjedhjet e lira, te ndershme e demokratike”, tha Berisha. Nga ana e tij, zoti Thaci e uroi Kryeministrin Berisha per permbylljen me sukses te procesit zgjedhor te zgjedhjeve vendore te 8 majit, si dhe per fitoren ne Tirane. Me tej, ai e falenderoi Kryeministrin edhe per kontributin e rendesishem ne sherbim te ceshtjes kombetare qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare kane luajtur dhe vijojne te deshmojne ne te gjitha zhvillimet si ne Maqedoni, ashtu edhe ne rajon. Ne takim u ripohua se integrimi euroatlantik eshte dhe mbetet ideal kombetar dhe interesi me i mire i jetes dhe te ardhmes se shqiptareve, kudo ku ata jetojne, qe percakton nje detyrim madhor, per te cilin duhet te punojne me vendosmeri te gjitha forcat politike shqiptare.

TAKIMI

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PDSH ne Maqedoni, Menduh Thaci, pohuan dje se integrimi euroatlantik eshte dhe mbetet ideal kombetar dhe interesi me i mire i jetes dhe te ardhmes se shqiptareve, kudo ku ata jetojne, qe percakton nje detyrim madhor, per te cilin duhet te punojne me vendosmeri te gjitha forcat politike shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›