Basha: Fitorja jonë e ligjshme, e ardhmja e qytetit nis marshin
TIRANË- Fituesi i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pas vendimit të Kolegjit, i cili rrëzoi gjatë paradites kërkesën e PS-së për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së. Nga Selia Blu deklaroi se fitorja e tij ishte e ligjshme pasi qytetarët besuan në projektin e ‘Aleanca për Qytetarit për Tiranën.
“Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës, që besuan në shumicë, në programin tonë, në projektin tonë për një Tiranë europiane e mbi të gjitha në seriozitetin tonë, për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë e dashur ka kohë që e meriton dhe ka kohë që e pret!”,- deklaroi Basha.
Duke falenderuar qytetarët që e votuan kreu i ri i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se mbështetja ishte e madhe pasi kryeqyteti është i të gjithëve, ndërkohë që vlerësoi se ishte pikërisht dashuria për Tiranës që ta nxirrnin nba politika konfliktuale.
“Qytetarët e Tiranës që besuan në shumicë, në programin e tij, në projektin për Tiranën evropiane, në seriozitetin për ta vënë në jetë këtë sipermarrje të madhe, që Tirana ka kohë që e pret. Tirana jonë na bëri ne, që ne ta nxjerrim nga udhëkryqy hallëmadh ku një lloj politike konfliktuale e kishte pushtuar prej kohësh”- nënvizoi Basha.
Ndërkohë fituesi i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si asnjëherë tjetër qytetarët nuk kanë pasur pushtet. Sipas Bashës zëri i qytetarëve u dëgjua dhe kjo do të vijojë edhe në Bashkigjatë gjithë mandatit tij.
“Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë më parë gjatë kësaj fushate dhe do vazhdojnë ta kenë atë edhe në Bashkinë e Tiranës. Zëri i çdo qytetari u dëgjua në procesin zgjedhor dhe zëri i çdo qytetari do të dëgjohet edhe në Bashki”,- premtoi Basha.
vijon
(e.m/BalkanWeb)