E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, lirohet 33-vjecari i cili u mor peng

TIRANË- 33-vjecari Sajmir Shenjari i cili nën kërcënimin e armëve u rrëmbye nga 4 persona është liruar mbrëm,jen e sotme.

Mësohet se njësia specilale e Tiranës me në krye Dorian Mucës ka bërë të mundur lirimin e pengut pas negociatave me rrëmbyesit.

Shenjatari u mbajt peng për një orë e 30 minuta dhe u la i lirë në afërsi të Konostudios. Personi nuk ka lëndime ndërkohë që bëhet me dije se pengmarrësit janë larguar në drejtim të paditur.

MERRET PENG NËN KËRCËNIMIN E ARMËVE
18:50 Një 33-vjecar është marrë peng në rrethana misterioze pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:50 në zonën e Porcelanit në afërsi të Profarma, ku  4 persona kanë grabitur nën kërcënimin e një pistolete shtetasin Sajmir Shenjatari 33- vjec, të cilin pas një konflikti verbal e kanë detyruar forcërisht të futet në njërën nga dy fuoristada, ku më pas janë larguar me shpejtësi.

Ende nuk ka detaje për ngjarjen, por burime policore bëjnë me dije se dyshohet se Shenjatari është pronar i një llotoje dhe furre buke në Tiranë.

Strukturat e policisë të komisariatit numër 4 në kryeqytet, pasi kanë marrë një telefonatë nga familjarët e personit të 33-vjecarit të grabitur janë vënë menjëherë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e pengmarrësve.

Uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të disa personave të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen e detajeve të grabitjes.

Nga hetimet paraprake mësohet se pengmarrja ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjeve për një kontratë, ndërkohë që dëshmitarët kanë treguar në polici targën e fuoristradave të pengamarrësve.

Policia bën me dije se personat janë larguar në drejtim të Dajtit, ndërkohë që strukturat e policisë së komisariatit numër 2, 3 dhe 4 kanë bllokuar cdo rruge dytësore që do të bëjë të mundur lokalizimin e personave.

Mësohet se policia po negocion me njërin nga personat nëpërmjet telefonit, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, 4 persona marrin peng një shtetas nën kërcënimin e pistoletës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›