E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Fshatrat e Elbasanit, lidhje me rrugen nacionale

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha u premtoi dje banoreve te Mollasit se se shpejti qeveria do te nise asfaltimin e rruges, nga Klosi deri ne Mollas, per

te vijuar ne Selite e per t'u lidhur me pas me rrugen nacionale. Gjate takimit me banoret e kesaj komune, ministri Basha theksoi se qeveria do te subvencionoje naften dhe

inputet per siperfaqen e mbjelle, duke paralajmeruar se ne qender te mandatit te ri, ne rast rikonfirmimi, do te jete dhe krijimi i lehtesirave per fermeret per rritjen e prodhimeve. "Prioritet tjeter madhor per kete mandat eshte furnizimi me 24 ore uje. Pasi zgjidhem problemin e energjise, mbetet furnizimi me uje ne te gjitha skajet e vendit", deklaroi Basha. Sipas tij, qeveria e djathte do te vazhdoje te permiresoje infrastrukturen e vendit per t'u krijuar kushte te barabarta banoreve ne komuna, njesoj si atyre qe jetojne ne qytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›