E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, shtyhet tre dite aplikimi

Rozeta Rapushi

Tre dite te tjera kohe per shtetasit qe nuk kane pasaporta, per te aplikuar per kartat e identitetit. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, informoi dje se zyrat e gjendjes civile do te jene te hapura, deri me daten 18 qershor, per te pritur te gjithe ata qytetare qe nuk kane pasaporta, qe te marrin kartat e identitetit dhe te votojne. "Per t'u dhene edhe nje mundesi te fundit te gjithe qytetareve shqiptare, te cilet nuk e kane nje pasaporte te vlefshme per te udhetuar per jashte shtetit, sapo u arrit nje marreveshje me kompanine "ALEAT" per te shtyre afatin e aplikimit edhe tre dite te tjera, qe do te thote se ora 22.00 e mbremjes se 18 qershorit, do te jete afati i fundit per aplikim", tha Nishani. Sipas ministrit, shtyrja u be pasi u vleresua se ka kohe te mjaftueshme per prodhimin e kartave te identitetit dhe kompania "ALEAT" i ofron kapacitetet prodhuese edhe per ata qe do te aplikojne deri ne 18 qershor, qe kartat t'i marrin per diten e zgjedhjeve. Por ministri nuk pranoi te jape te dhena ne shifra, se sa eshte numri i zgjedhesve qe nuk kane as pasaporta dhe as karta. Nje kerkese kjo e perseritur nga Partia Socialiste, e cila e quan procesin te deshtuar. "Shifrat do te behen publike kur procesi te perfundoje", sqaroi ministri Nishani. Nga ana tjeter, Nishani vleresoi se ndryshe nga cfare thote opozita, procesi eshte ne rruge te mbare. Sipas tij, procesi i aplikimit ka filluar ne te gjithe vendin, qofte edhe ne zonen me te larget. "Gjate gjithe kesaj kohe edhe ne komunat ku procesi filloi me vonese, jane marre masat prej me se nje muaji dhe jane dyfishuar kapacitetet. Gjithashtu ju informoj se kapacitetet per shperndarjen e leternjoftimeve elektronike, jane deri ne 40 mije te tilla ne dite", u shpreh Nishani. Sipas ministrit, te gjithe qytetaret qe nuk kane pasur nje pasaporte, i kane pasur te gjitha mundesite dhe lehtesirat maksimale qe nga fillimi i procesit, qe te aplikonin per te marre kartat e identitetit. Ne nje vend demokratik sipas tij, eshte ne deshiren e gjithsecilit te marre pjese apo jo ne zgjedhje, cka nuk varet nga ekzekutivi. "Ne listat e votuesve ne Shqiperi jane 3.084.000 qytetare, nga te cilet deri ne 1.4 milione prej tyre shkojne ne zgjedhje, nderkohe qe ne do te shperndajme rreth 1.4 milione leternjoftime elektronike, pa llogaritur se shume prej tyre kane pasaporte per jashte shtetit. Ne Shqiperi nuk marrin pjese 100 % e zgjedhesve, duke perjashtuar shtetasit shqiptare qe jetojne jashte vendit, pra, po ta krahasojme me listen e votuesve, jo me shume se 50 % e tyre, shkojne per votim", shpjegoi ministri. Ai beri te qarte se asnje nuk do te mund te votoj, nese nuk ka nje pasaporte apo karte identiteti.

Vleresimi

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani informoi dje, se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit, do te zgjase deri diten e zgjedhjeve. Behet fjale per shtetasit qe nuk kane nje pasaporte, te cilet kane kohe te mjaftueshme per t'i terhequr.

Te dhenat per leternjoftimet dhe listat

1.362.000 shtetas, kane aplikuar deri diten e djeshme per leternjoftimet elektronike

Rreth 950 mije qytetare, i kane terhequr ato

Shperndarja e kartave te identitetit nga zyrat e gjendjes civile, do te vijoje deri diten e zgjedhjeve, per ata shtetas qe kane aplikuar dhe nuk kane pasaporte.

18 qershor, eshte afati i fundit per te aplikuar per te marre kartat e identitetit nga shtetasit qe nuk kane pasaporta.

Alternativa e vetme per te votuar eshte me pasaporte per jashte shtetit, apo me leternjoftimin e ri elektronik, ne perputhje kjo me Kodin Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›