E Diel, 1 Nëntor 2026

Troka: Mbeten 4 mije votues pa karta

Prefekti i Qarkut te Fierit, Rauf Troka, e cilesoi dje te suksesshem procesin e pajisjes se zgjedhesve qe nuk kane pasaporta me karta identiteti ne kete zone. Ndonese jane dhe rreth 4.000 votues qe nuk kane pasaporte ne kete qark, Troka u shpreh optimist se cdo gje do te mbyllet si duhet ne ditet ne vijim."Qeveria eshte e angazhuar maksimalisht qe keto zgjedhje te jene te lira, te ndershme dhe demokratike. Ajo po punon intensivisht, qe te gjithe qytetaret te pajisen me karta identiteti. Qarku Fier, ka gjithsej 224.278 votues nga te cilet 50.182 jane pa pasaporte", informoi Troka. Sipas tij, mbetet ende nje numer prej 4.000 votuesish qe nuk kane pasaporte, jashte ketij procesi. Por kjo shifer e cila mendohet te jete e paperfillshme ne krahasim me numrin e aplikuesve real, sipas tij, pritet te realizohet ne 3 ditet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›