Meta: Ftoj Ramen e Nanon ne qeveri
Denis Dedej
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per here te pare ftoi dje Ramen dhe Nanon, per t'u bashkuar per nje qeverisje te perbashket. Ftesa e ish-aleatit te Partise Socialiste u be gjate nje mitingu elektoral te zhvilluar ne Gramsh. "Te jeni te sigurt se e majta dhe progresistet do te bashkohen me 29 qershor dhe une do t'i ftoj te gjithe, Ramen, Nanon, Gjinushin, Milon dhe te gjithe per t'u bashkuar ne nje qeveri per te nxjerre Shqiperine nga kriza ekonomike dhe per te cuar ne pension njehere e pergjithmone Sali Berishen, per te larguar varferine dhe papunesine nga Gramshi", drejtoi thirrjen Meta, gjate fjales se mbajtur para mbeshtetesve te tij. Ndersa theksoi se, me 28 qershor, fituesja e zgjedhjeve eshte e majta, sepse fituesja e vertete eshte Levizja Socialiste per Integrim, sepse ajo vendos shumicen e ardhshme parlamentare, ajo vendos qeverine e ardhshme. "Te gjithe socialistet dhe progresistet ne Gramsh dhe ne te gjithe Shqiperine, e dine shume mire se kush ia ka treguar ligjin Sali Berishes dhe e dine shume mire, se kush do ta largoje Sali Berishen ne 28 qershor. Ky eshte Ilir Meta dhe Levizja Socialiste per Integrim", deklaroi lideri i LSI. Ai solli ne vemendje se ka deklaruar ne menyre shume te qarte se pas 28 qershorit, do te beje koalicion me PS dhe shprehu keqardhjen per ata te cilet ende nuk prononcohen se me ke do te bejne koalicion mbas 28 qershorit. "Na vjen shume keq, per ata te cilet ende nuk prononcohen se me ke do te bejne koalicion mbas 28 qershorit", dhe Meta. Duke vijuar me tej, ish-kryeministri tregoi se dikush e kishte pyetur pse u ka rene numri 24 i Levizjes Socialiste per Integrim, ne listen e partive per daten 28 qershor. "Une po ju them, sepse shqiptaret presin nga LSI dhe Ilir Meta nga ardhja ne pushtet, te angazhohemi 24 ore ne 24 ore per te nxjerre vendin nga kriza, per t'ju ofruar shqiptareve punesim, per t'ju dhene familjeve shqiptare mundesine per te jetuar me dinjitet", sqaroi Meta. Ndaj, tha ai, do te punojne 24 ore ne 24 ore, sepse populli i Gramshit eshte nje popull i dashur dhe LSI do t'i krijoje mundesi qe te punoje dhe te krijoje te ardhura te qendrueshme per te garantuar nje mireqenie per familjet e tyre dhe per femijet e tyre. Ne kete miting Ilir Meta, shoqerohej nga kandidati kryesues i listes se Qarkut te Elbasanit per LSI, Bujar Kllogjri, si dhe nga analisti i njohur Artur Zheji, kandidat i LSI ne Durres.