E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti: Perfundoi pajisja me leternjoftime

Ka perfunduar procesi i pajisjes me karta, i shtetasve qe nuk kane pasaporta ne qytetin e Elbasanit. Ne bashkine e Elbasanit numeroheshin 19.500 shtetas pa pasaporte. Por ne kete qytet kane aplikuar 33.850 shtetas per karta dhe jane terhequr 23.197 cope. Kjo do te thote se te gjithe shtetasit qe ishin pa pasaporta, kane aplikuar per karta. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi tha se ne Qarkun e Elbasanit vazhdon me sukses pajisja e shtetasve me karta. "Mund te ekzistoje nje numer i vogel i shtetasve, qe nuk kane aplikuar. Kjo per faktin se ata mund te jene larguar ne emigracion te paligjshem, ka edhe persona qe jane larguar qe ne vitin 1991 e nuk jane kthyer me ne Shqiperi. Por ka edhe nje pakice e cila refuzon te aplikoje per arsye te panjohura", u shpreh Deliallisi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›