E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne Berat: Do zgjidhim ceshtjen e prones, na votoni

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu gjate nje takimi me banoret e Beratit i ftoi ata qe te votojne me 28 qershor, per te ardhmen e tyre. Ai ritheksoi qendrimin e PR lidhur me ceshtjen e prones, duke i siguruar te pranishmit se ne vitin e pare te mandatit te dyte kjo ceshtje do te zgjidhet perfundimisht. "Me 28 qershor do te shkojme te votojme per projektet tona, per vijimin e tyre, per endrrat tona, per femijet dhe familjen tone te madhe shqiptare", deklaroi kreu i PR. Mediu i kujtoi qytetareve investimet e legjislatures 2005-2009, duke theksuar se gjate mandatit te pare u investua ne infrastrukture dhe u realizuan projekte te medha si rruga Durres-Kukes, e cila mbart vlera te medha shpirterore dhe do te jete arterie e rendesishme e ekonomise se shqiptareve. Sipas tij, ne mandatin e ardhshem qeverisja e djathte, do te vazhdoje te mbroje interesat e qytetareve dhe te plotesoje nevojat e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›