E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit Europian, ne ekranin shqiptar

Edicioni pare i Javes se Filmit Europian, aktivitet i promovuar nga Eunic (Rrjeti Europian i Instituteve te Kultures se vendeve anetare), nen kujdesin e Delegacionit Europian ne Shqiperi qe do te nis sot ne Tirane deri me 8 maj, ku dhe do te shfaqen katermbedhjete filma ne gjuhe origjinale. Gjate ketyre diteve do te shfaqen 14 filma, nga 10 shtete anetare te BE-se, cdo dite ne oret 18:00 dhe 20:30. Ndersa ne daten 5 maj do te jete i pranishem edhe regjisori i njohur Italian Marco Bellochio, filmi i te cilit, "Vincere", do te projektohet ne oren 20:30. Nderkohe, fale reflektimeve te thella qe filmi "Te fitosh" mund te ngjalle ne Shqiperi, Instituti Italian i Kultures ka vendosur ta propozoje ate nder dy filmat italiane me metrazh te gjate. Siparin e festivalit e cel filmi danez, "In a Better World", fitues i Oskarit dhe "Golden Globes" 2010 si filmi me i mire i huaj apo "Wintertochter", fitues i disa cmimeve ne Gjermani dhe ne Feature Film Chicago 2011. Te tjere filma, nder prodhimet me te mira te viteve te fundit, qe do te shfaqen gjate ketij festivali jane "Der Ganz Grobe Traum", ("Leksione per nje enderr"), "Welcome" dhe "25 kilates", "Tales from the golden age", "Tutta colpa della musica", "Mariage a trois", "Wintertochter", si dhe dokumentari "Armadillo".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›