Forcat turke përfundojnë misionin në Shkodër

Qeveria turke dërgoi në vendin tonë tre helikopterë të tipit Skorsky S-70 të Forcave Ajrore të Turqis. Në ceremoninë e organizuar prefekti i Shkodrës i dorëzoi "Certifikatën e Falënderimit` personelit të helikopterëve. Ndërsa në një ceremoni të organizuar në Tiranë ushtarakëve të ardhur nga Turqia, atasheut ushtarak turk dhe përfaqësuesit të Zyrës së Koordinimit Ushtarak iu dorëzuan nga një Medalje "Shpëto jetë" të akorduara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në fjalën e rastit mbajtur me këtë qëllim, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari tha se “Kjo ndihmë që ju dhatë i nderuar atashe dhe komandant i ekuipazhit turk, ishte një përvojë e shkëlqyer për Forcën Ajrore Shqiptare e po kështu edhe një stërvitje e përbashkët. /S.Ll/Start/
2010-12-20 17:20
[