Prok. e Përgjithshme: S’ka asnjë provë për trafik organesh

Sipas Prokurorisë së Shqipërisë, pretendimet e ngritura për heqjen e organeve në një banesë në Burrel, nuk kanë baza ligjore dhe për këtë arsye, organi i akuzës nuk ka nisur çështje penale për këtë rast.
“Pretendimet e paraqitura së fundmi në raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Dik Marti, mbi ekzistencën e bazave të tilla ku presupozohet se janë kryer transplante, si në Fushë Krujë a diku gjetkë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të dhëna për të cilat Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe për të cilat nuk është njoftuar apo paraqitur kërkesë për hetim nga asnjë organ hetimor ndërkombëtar”, thanë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme.
Më tej thuhet se Prokuroria nuk hedh poshtë çdo pretendim se është bërë pengesë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura. “Njëkohësisht, Prokuroria e Përgjithshme, në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet e specializuara ndërkombëtare”, përfundon reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-20 17:11
[