E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kërkon hetime mbi dyshime e jo fakte

Duke u nisur nga fakti që Prokuroria e Shkodrës e mbylli hetimin pa vënë re manipulime, Berisha tha se Rama po tenton të poshtërojë votën e shqiptarëve.

“Rama, në një betejë të egër për të dhunuar dhe poshtëruar votën e shqiptarëve, vendosi dy ditë më parë që të tërhiqet nga Komisioni Hetimor Parlamentar, edhe sot u tërhoq nga Komisioni I Ligjeve”, u shpreh Berisha. Kryeministri shkoi më tej, duke deklaruar se nuk mund të kërkosh hetimin e zgjedhjeve duke u bazuar vetëm mbi dyshime.

“Socialistët nuk pranuan të diskutonin për problematikën ndaj të cilës ne ishim të hapur. I bëj thirrje çdo qytetari të këtij vendi: të gjejë 5 minuta kohë dhe të lexojë propozimin e Ramës për hetimin e zgjedhjeve, i cili është i denjë për personazhet e Kafkës ose spitaleve psiqiatrike”, vijoi ai. 

Ai shtoi se asnjë institucioni nuk i lejohet të hetojë dyshimet pa fakte dhe prova. “Jemi të hapur ndaj opozitës dhe nëse kërkesa e tyre është në përputhje me ligjin do e pranojmë”, tha kreu i qeverisë.

                                                                                             2010-12-20 13:57
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›