Basha: Hetim gjithëpërfshirës për 21 janarin

Sipas tij, hetimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse.
“Është një ngjarje tragjike, që ka çuar në marrjen e jetës së 4 qytetarëve të pafajshëm. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës të pavarur dhe profesionale, i pa ndikuar nga klasa politike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”, tha Basha për Zërin e Amerikës.
Ai shtoi se është e rëndësishme që Shqipëria të fokusohet tek e ardhmja, protagonistët e ngjarjes duhet të marrin përgjegjësitë për të ardhmen e vendit, bashkëpunim për kodin zgjedhor apo reforma të tjera. “E kam fjalën për një kod të ri elektoral, në mënyrë që bojkoti dhe sulmi ndaj institucioneve të mos pengojë më integrimin për në BE dhe askush të mos vendosë interesat personalë e partiakë para atyre të qytetarëve”, tha Basha.
2012-02-02 08:55