E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Integrimi europian duhet të jetë mbi çdo interes tjetër

24-06-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku  Lulzim Basha votoi në çerdhen nr. 13

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pasi votoi në qendrën e votimit të vendosur në çerdhen nr 13, uroi të mbahet një proces zgjedhor, me po aq shpirt civil, siç u zhvillua edhe fushata zgjedhore. “Ky është procesi më i rëndësishëm sa i përket vazhdimit të veprave të mira në shërbim të qytetarit”, vlerësoi Basha para gazetarëve. Gjithashtu ai i bëri thirrje çdo pjestari në këtë proces, komisioner apo vëzhgues, të zhvillojnë një administrim të procesit zgjedhor në përputhje me Kushtetutën. Pasi apeloi  për pjesëmarrje  në votime,  Basha deklaroi se “integrimi europian duhet të jetë mbi çdo interes tjetër”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›