Basha: Investitoret kineze, pjese e projekteve tona Sonila Isaku
Tirana do te jete qyteti ky investitoret kineze do te shtrijne nje pjese te mire te investimeve dhe kjo do te fokusohet me shume ne administrimin urban, ndertimin e infrastruktures dhe zhvillimin ekonomik. Ky fakt eshte pohuar diten e djeshme Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha nga Sekretari i i Pare i Partise per Pekinin zotin Liu Ci. Delegacioni kinez fillimisht eshte njohur nga kryetari Basha me prioritet e tij per ta bere Tiranen nje qytet te zhvilluar per te rritur punesimin dhe permiresuar cilesine e jetes. Ne kete kuader, Basha ka njohur delegacionin kinez me lehtesirat qe ka krijuar per biznesin qe nga reduktimi i taksave e tarifave e deri tek krijimi i sportelit te vetem per lejet dhe licencat. Nderkohe qe kreu i Bashkise se Tiranes nuk ka harruar te permende edhe projektet me strategjike per kryeqytetin sic jane Bulevardi Ri dhe plani per lumin e Tiranes. Po keshtu Basha i ka njohur edhe me projektin e tramit dhe te terminalit te ri multimodal duke ftuar ketu biznesin kinez te behet pjese e ketyre investimeve te rendesishme. "Qytetet kineze kane nje eksperience te madhe te nderuar me cmime boterore ne fushen e gjelberimit dhe zhvillimit urban. Une jam i gatshem per te mirepritur kete eksperience edhe ne Shqiperi. Tirana eshte qendra me e madhe universitare ne Shqiperi e cila shpejti do te kete 100 mije studente. Ndaj ne duhet te ndertojme park teknologjik ku ndihma e Bashkise se Pekinit do te jete shume e mirepritur" eshte shprehur gjate fjales se tij, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulezim Basha. Nderkohe per anetarin e Byrose Politike te Partise Komuniste te Kines dhe Sekretar i Pare i Partise per Pekinin zoti Liu Ci i ka konsideruar shume te rendesishme shkembimin e vizitave reciproke mes drejtuese te dy bashkive te cilat jane qendrat me te medha politike, ekonomike dhe kulturore te dy vendeve. Zoti Ci tha se mes Tiranes dhe Pekinit ka mundesi te medha per te bashkepunuar ne fushen ekonomike dhe tregtare. Ai u angazhua per te inkurajuar kompanite kineze qe te shfrytezojne potencialet qe ofron Shqiperia dhe vecanerisht Tirana. Ai nenvizoi se do te shqyrtohen te gjitha projektet e zhvillimit te parashtruara nga zoti Basha duke konsideruar mundesite e financimit te tyre. Nje mundesi e mire per te promovuar potencialet qe ofron Shqiperia do te jete edhe vizita qe do te zhvillojne ne Shqiperi ne muajin maj nje grup prej 100 kompanish kineze. "Ne e dime se ju zoti Basha qe ne nisje te punes tuaj ne Bashkine e Tiranes i keni kushtuar nje rendesi te vecante permiresimit te cilesise se jetes se qytetareve. Prandaj ne jemi te gatshem t'ju ndihmojme ju ne administrimin urban dhe permiresimin e infrastruktures, pasi Pekini ka nje eksperience te madhe ne kete fushe dhe bashkepunimi do te jete mjaft i rendesishem", tha zoti Ciu. Ky i fundit eshte shprehur i gatshem edhe per pritjen e biznesmeneve shqiptare te punojne ne Kine.
"Do krijojme lehtesi per produktet shqiptare"
Ne takimin e zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, Anetari i Byrose Politike te Partise Komuniste te Kines zoti Liu Ci ka vleresuar progresin e vrullshem qe ka njohur Shqiperia, vecanerisht nen drejtimin e Kryeministrit Berisha. "Dy vendet tona duhet te zhvillojne me prioritet marredheniet ekonomike dhe se qeveria kineze do te krijoje lehtesi per kompanite dhe produktet shqiptare" ka pohuar Li. Ai u shpreh gjithashtu, se do te inkurajoje kompanite kineze me reputacion qe te shfrytezojne potencialet qe ofron ekonomia shqiptare. Ne kete kuader, ai u shpreh se zyrtaret midis dy vendeve duhet te studiojne te gjitha projektet e zhvillimit dhe mundesite per financimin e tyre, si dhe shprehu interes per krijimin e nje zone te lire per investimet kineze. Ai gjithashtu informoi kryeministrin Berisha dhe shprehu kenaqesine e tij se nje grup prej 100 kompanish kineze ne maj te ketij viti do te vizitojne Shqiperine. Nderkohe qe eshte treguar i gatshem per te bashkepunuar ne fushen e arsimit, tashme qe edhe kinezcja do te jete nje gjuhe e dyte ne shkolla.
"Investitoret kineze perfitime ne sektorin publik dhe privat"
Kryeministri Berisha ka pritur dje ne nje takim anetarin e Byrose Politike te Partise Komuniste te Kines dhe Sekretar i Pare i Partise per Pekinin zotin Liu Ci dhe delegacionin qe e shoqeronte. Gjate bashkebisedimit kryeministri u shpreh i gatshem te mbeshtese krijimin e nje zone te lire per investimet kineze qe mund ta shfrytezojne kete pozite te favorshme per penetrim te metejshem ne tregjet evropiane. Gjithashtu kryeministri ka ilustruar potencialet e medha qe Shqiperia ofron ne nje sere fushash me interes per investimet kineze. "Investitoret kineze jane te mirepritur te investojne ne Shqiperi si dhe te perfitojne nga investimet ne infrastrukture dhe pune publike, qofte ne sektorin publik dhe ate privat" tha gjate fjales se tij Berisha. Ai inkurajoi investime ne infrastrukturen portuale, ne energjetike, miniera, ne turizem, etj dhe siguroi se qeveria shqiptare do te krijoje te gjitha lehtesite e nevojshme per to. Ne perfundim, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Ci pershendetjet si dhe ftesen per te vizituar Shqiperine per Sekretarin e Pare te Partise Komuniste te Kines Hu Jintao dhe per Kryeministrin Wen Jiabau.