E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do te mbeshtesim cdo projekt per Tiranen europiane Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka vizituar dje Galerine Kombetare te Arteve ne ambientet e se ciles ndodhen te ekspozuara maketet per monumentin e 100 Vjetorit te Pavaresise. Gjate kesaj vizite kryeministri Berisha pasi ka vleresuar punen e bere nga afro 60 skulptore dhe artiste per paraqitjen e projekteve te tyre, me ane te te cilave sjellin nje fryme te re ne kryeqytet, nuk ka ngurruar te shigjetoje edhe ish-kryetarin e bashkise Rama, i cili sipas kryeministrit, ne 11 vite drejtimi te kryeqytetit u spikat dukshem mungesa e frymes perendimore, duke mbjelle vetem kumbulla te kuqe. Duke iu drejtuar kryetarit aktual te bashkise, zotit Basha, - kryeministri tha se,- ai ne ekspoziten e monumenteve per 100 Vjetorin e Pavaresise, ka mundesi qe te zgjedhe simbole te tjera per tu vene ne kryeqytet ne menyre qe Tirana te kete monumentet qe i munguan per 11 vjet, ashtu sic ka cdo kryeqytet evropian dhe per kete Bashkia do te kete mbeshtetjen e qeverise. "Kryetari i Bashkise ka nje shans te madh te perzgjedhjes se nje seri prej ketyre veprave, per te pasuruar Tiranen me vlerat kulturore dhe artistike qe i mungojne, ndaj dhe vleresoj se ky konkurs, qe u hap perben nje avantazh te madh per kryeqytetin e vendit" u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi me tej se, bashkia duhet te shkeputet nga e shkuara, sepse Tirana ka nevoje per nje fryme perendimore. "11 vitet e humbura te Tiranes. Ne rrafshin Europian dua te them. 11 vite, te cilat vizitori dhe qytetari nuk mund te gjeje nje vlere artistike europiane te derdhur diku, pervec kumbullave te kuqe, qe nuk bene kumbulla kurre", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Duke kritikuar punen e bere nga ish-kryetari i Bashkise, Berisha eshte shprehur se ka ardhur koha qe te shkeputemi nga e shkuara dhe nga mbrojtja e nje trashegimie pa kuptim dhe te punohet per ti dhene nje pamje sa me perendimore kryeqytetit ,sipas tij puna duhet te fillojne me Pallatin e Kultures i cili per kreun e qeverise perben nje shemtire te pamerituar per kryeqytetin. "E theksoj perseri ai Pallat Kulture ndodhet vetem ne Lambador dhe atje mund te pershtatej me stepat, por ketu s'kemi stepa, ketu kemi male nder me te bukurat, kemi detin ne anen tjeter. Nuk eshte fjala te marrim angazhime, por eshte fjala per te verteten, se cdo vendim qe do te marre Bashkia e Tiranes, per ta rivendosur kryeqytetin ne platformen Europiane ne te cilen lindi, qeveria do ta mbeshtese fuqishem. Tirana eshte sigurisht qyteti i qytetareve qe jetojne, por eshte kryeqyteti i te gjithe shqiptareve" tha Berisha. Kryeministri ka shtuar me tej, se Tirana eshte e te gjithe shqiptareve ndaj qeveria do ti jape bashkise gjithe mbeshtetjen e duhur per ta ndare Tiranen nga ajo periudhe 50 vjecare, e cila e verviti kryeqytetin drejt mjegullnajave ballkanike lindore, nderkohe qe ky eshte nje kryeqytet me frymemarrje. "Nga kreshta e Dajtit, tek kurorat e kodrave ne perendim dhe zona e Krrabes. Gjithcka ka vetem arome perendimore. Une jam i bindur se edhe ketu, ne keto vepra te mrekullueshme, jane kryeveprat e ardhshme, qe do te zbukurojne parqet, lulishtet, sheshet e ketij qyteti te mrekullueshem" tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›