E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Presidenti, opozita nuk mund te sillet si mazhorance

Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili deklaron se zgjedhja e kreut te shtetit duhet te behet me konsensus, por jo duke e vendosur kete ceshtje si kusht nga ana e opozites. Ne nje interviste dhene dje per televizionin "Klan", Vasili shprehet se gjetja e konsensusit nuk do te thote qe automatikisht kreu i shtetit mund te zgjidhet vetem ne kete menyre. "Kushtetuta nderton proces, Kushtetuta nuk imponon konsensusin. Sepse Kushtetuta ka lene gjithe hapesiren per zgjidhjen e saj, sipas raundeve me nje zgjidhje ne respekt te Kushtetutes dhe te vullneteve, por dhe te raporteve qe ekzistojne ne Parlamentin shqiptar. Duhet te marre fund paradoksi i nje opozite qe sillet si mazhorance. Procesi i zgjedhjes se Presidentit eshte nje moment per te kristalizuar rolet dhe pozicionet e forcave politike ne respekt te Kushtetutes dhe te vendit". Vasili shprehet se Kushtetuta percakton modalitet e zgjedhjes se kreut te shtetit, por jo mazhorancat. Ne lidhje me emrat e propozuar per President, Vasili e shpesh te parakohshem hapjen e debatit. Ai thekson vetem se presidenti i ri duhet t'i ktheje dinjitetin institucionit. "Thelbi i qendrimit te LSI-se per kete ceshtje ka qene, ndertimi i nje procesi shembullor ne pikepamjet kushtetuese, arritja dhe gjetja e nje kandidatura dinjitoze, per t'i rikthyer dinjitetin e duhur dhe te munguar ne ate institucion te larte. Procesi duhet te jete i perfshire nga nje fryme konstruktive dhe ku ne pikepamjen time secila pale te beje rolin e saj. Maxhoranca te beje rolin e saj dhe opozita ate rol qe ka. Besoj se koha e kapercimit te ketyre pozicioneve nuk ka vend", tha Vasili. Nenkryetari i LSI-se ndalet dhe ne procesin e reforme zgjedhore, duke theksuar se eshte nje zhvillim i rendesishem qe ka si qellim kryesor garantimin e votes se lire. "Parametri me te cilin matet nje reforme zgjedhore eshte dhe mbetet garancia per perfaqesimin e votes. Pra sa perfaqesuese eshte vota e shqiptareve. Sistemi zgjedhor ka probleme te cilave reforma duhet t'u jap zgjidhje. Persa kohe qe sistemi nuk eshte rregulluar dhe nuk do te kete pergjigje te qarta per kete ceshtje, jo LSI-ja dhe parite e tjera do te jene te pakenaqura me sistemin, por vet qytetaret shqiptare do te jene te shqetesuar per perfaqesimin e tyre", u shpreh Vasili. Ai shton se reforma zgjedhore eshte nje prej pikave qe klasa politike duhet te permbushe per te marre statusin e vendit kandidat. Vasli thote se ngerci politik qe pengoi reformat nuk do te ndodh me. "Une jam shpresemadh qe tetori do te jete muaji i lajmeve te mira per Shqiperise. Nuk besoj se nje opozite do te marre fature kaq te rende me bllokimin e procesit te integrimit", u shpreh Vasili

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›