E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Topi-Spahiu, parti private per nevojat personale

Deputeti demokrat, Fatos Beja, vleresoi dje se partite e reja qe po krijohen me shume se sa per elektoratin, jane parti individesh. Ne nje interviste dhene per gazetaren Sonila Meco ne Abc News, Beja komentoi dy forcat e reja politike, Aleancen Kuqezi te drejtuar nga Kreshnik Spahiu dhe forcen me te re politike qe do te krijohet nga presidenti aktual Bamir Topi, duke i cilesuar forca politika pa motiv kryesor. "Forcen e nje partie politike e ben programi i saj. Nje parti e re, nese krijohet, del me dicka te re ne treg, per te thithur nje elektorat te caktuar. Une tek keto parti qe po krijohen nuk e shoh kete fenomen. Shoh qe jane parti individesh dhe jo per popullin. Pra nuk kane nje motiv kryesor", theksoi demokrati. Sipas tij, nese keto forca pretendojne te thithin vota nga grupe te caktuara si per shembull pronaret e tokave apo ish te denuarit politike, atehere me pare ato duhet te bindin keta njerez me veprime konkrete, se cfare do te sjellin me shume per kete kategori, qe asnje force politike nuk e ka bere me pare. "Une nuk e di se cfare program ka kjo parti politike, por nese baza eshte meria, atehere une nuk besoj se ka ndonje gje te re. Nuk po shoh dicka qe te me binde. Pike reference e nje force politike, duhet te jete interesi i publikut, jo i individit", theksoi Beja. Kritika demokrati i rezervoi edhe Spahiut, me tezen e bere publike te partise se tij per nacionalizmin, patriotizmin. "Me thoni, a ka ndonje parti politike, ato ne parlament per shembull, qe nuk e respekton flamurin, apo qe jane antishqiptare? Pra cfare po ben per kete vend? Kjo eshte sfida. Nese shkojme me iluzione, qe jane nga me te ndryshmet, nuk mendoj se do te shkojne ne Parlament. Shqiptaret nuk duan konflikte me fqinjet, ne emer te nje iluzioni. Nuk eshte se doli nje grup i ri, qe do Shqiperine dhe ne nuk e duam", komentoi Beja. Ne kete kuader, ai nuk shprehu aspak shqetesim per Partine Demokratike per forcat e reja qe po lindin dhe qe tentojne te jene pjese e Parlamentit ne zgjedhjet e ardhshme. Demokrati kritikoi jo pak dje Partine Socialiste per zvarritje te plotesimit te prioriteteve te vena nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Sipas Bejes, dy here radhazi, si ne tetor dhe kete muaj, opozita nuk bashkepunoi per reformat deri ne fund ne menyre qe te merreshin vleresime pozitive per statusin e vendit kandidat. "U perserit dy here i njejti fenomen, sa here pritet vleresim nga nderkombetaret, kerkohet shtyrje te nismave ligjore nga opozita. Nese ne do te kishim cuar dicka me pare, do te kishte vleresime nga KE. Keshtu qe eshte e qellimshme. Nuk kishte asnje arsye, te ndodhte as ne tetor, as ne mars. Ne dy mbledhje, ne shkuam bosh", komentoi Beja.

"Kriteret per zgjedhjen e Presidentit, ne Kushtetute"

Antikushtetuese i quajti dje deputeti demokrat, kryetari i Komisionit te Jashtem, Fatos Beja, perpjekjet e Partise Socialiste per te vendosur kritere ne tryeze per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Demokrati sqaroi dje se kjo eshte ne kundervenie me Kushtetuten e vendit. "Kushtetuta thote se Presidenti zgjidhet pa debat ne Parlament. Pra, zgjidhet me votim, pa debat dhe kjo ka nje qellim, qe te ruaje figuren e Presidentit te Republikes nga debatet politike. Krizat ne zgjedhjen e kreut te shtetit shmangen teresisht nese zbatohet kushtetuta", theksoi Beja. Nga ana tjeter, deputeti e quajti te parakohshem diskutimin per zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, aktualisht mazhoranca ka nje marreveshje per te cuar perpara me PS, per reformat integruese te vendit. "Ndaj dhe ky debat ehte teresisht i pafrytshem. Nuk ka asnje arsye qe te behet shou me kot. Opozita po nxit dhe po provokon debate politike. Eshte ne funksion te nxjerrjes se ycklave dhe daljes nga axhenda evropiane", shtoi Beja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›