E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, tani hetohen dhe shoket e zyrtareve

Pervec zyrtareve, pergjegjesi ligjore penale mbajne edhe ata persona qe kane lidhje ekonomike me zyrtaret qofshin keta te aferm apo te rrethit shoqeror, te cilet refuzojne te deklarojne pasurine kur kjo u kerkohet nga ILDKP apo bejne deklarim te rreme te pasurise. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla, shpjegon shtrirjen e hetimeve, me qellim per zbulimin e atyre pasurive qe jo pak here, zyrtaret, pasurite e krijuara ne menyre abuzive, i deklarojne si dhurata, huamarrje pa interes apo regjistrim te pasurive te paluajtshme e te luajtshme ne emra te personave te trete, te cilet nuk mund te hetoheshin nga ILDKP. "Dhe nuk jane te pakte ata zyrtare qe deklarojne se kane marre hua pa interes apo dhurata nga persona te ndryshem. Jane rreth 500 subjekte qe deklarojne se kane marre hua pa interes nga persona te ndryshem, ku nje numer i madh prej tyre jane nga sistemi i drejtesise", informon Llalla. Nga ana tjeter, ai permend faktin se 16 rastet e zyrtareve ndaj te cileve eshte bere padi nga ILDKP per fshehje apo mashtrim me pasurine, per vitin e kaluar, asnje nuk eshte denuar, duke e vleresuar si dashamiresi te tepruar nga organet e drejtesise per zyrtaret.

Zoti Llalla, pak dite para se te perfundoje afati i deklarimit te pasurise per vitin 2011, ju keni dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise raportin vjetor, ne te cilin thuhet se ju keni bere edhe 16 kallezime penale per zyrtaret te cilet e kane fshehur apo nuk e kane deklaruar pasurine. Sa te lidhura jane keto dy momente, pra deklarimi dhe ndeshkimi, dhe a e kane marre penalizimin e duhur keta zyrtare ne baze te ligjit?

Afati perfundimtar per deklarimin e pasurise nga ana e subjekteve te pasurive per vitin 2011 dhe dorezimi i raportit vjetor te institucionit ne Kuvendin e Shqiperise, jane momente te vecante nga njeri-tjetri. Deklarimi i pasurive eshte detyrim i zyrtareve qe jane subjekte te ligjit, ndersa dorezimi i raportit vjetor eshte detyrim i institucionit karshi Kuvendit te Shqiperise. Megjithate, shifrat konkrete qe gjenden ne raportin vjetor natyrisht jane rrjedhoje e hetimit administrativ qe eshte bere mbi deklaratat e interesave private te dorezuara nga vete subjektet. Fillimisht, e shoh me interes te ndalem ne momentin e detyrimit per deklarim. Sic dihet tashme, deri me 31 Mars, te gjithe zyrtaret qe mbartin detyrim per deklarim duhet te plotesojne dhe dorezojne formularet e pasurise. Ne kete dokument, subjektet duhet te shenojne shtesat apo pakesimet e pasurive te tyre gjate vitit 2011, si edhe burimet e krijimit te aseteve te paluajtshme apo te luajtshme. Gjithashtu, duhen shenuar te ardhurat qe kane perfituar gjate vitit te kaluar dhe detyrimet qe kane shlyer. I theksoj keto elemente, pasi ka ende zyrtare te cilet, megjithese kane disa vite qe deklarojne, ende nuk e plotesojne ne menyren e duhur deklaraten e pasurise. Per cdo rast tejkalimi te afatit ligjor ne dorezimin e formularit te pasurise pa arsye ligjore, Inspektorati i Larte do te aplikoje masat administrative "gjobe", sipas dispozitave perkatese. Nga nje analize e pergjithshme qe ka bere ILDKP, rezulton se mbi 90% e subjekteve deklarues jane ne detyre prej vitesh, c'ka do te thote qe tashme jane familjarizuar me respektimin e afatit per deklarim. Per kete arsye, institucioni yne nuk do te toleroje asnje rast vonese pa arsye ligjore, qofte edhe nje-ditore, ne plotesimin e ketij detyrimi. Periudha qe zyrtaret kane ne dispozicion per dorezimin e formularit fillon ne daten 3 Janar te cdo viti dhe perfundon me 31 Mars. Tre muaj jane mese te mjaftueshem per te bere llogarite mbi ndryshimet e interesave private.

Moment i dyte eshte ndeshkimi penal ndaj zyrtareve....

Ne raportin e ILDKP per vitin 2011, dorezuar tashme ne Kuvendin e Shqiperise, jane paraqitur ne planin statistikor mbi 140 raste zyrtaresh te ndeshkuar per shkelje te ndryshme te ligjit per deklarimin e pasurive dhe per parandalimin e konfliktit te interesave, nga te cilat 16 jane kallezime penale. Nder kallezimet, ne 5 raste eshte evidentuar nga ILDKP fshehje apo mosdeklarim i pasurise dhe ne 11 raste te tjera eshte evidentuar refuzimi per deklarimin e pasurise, te dyja te parashikuara ne nenin 257/a te Kodit Penal. Sipas nje informacioni statistikor te mberritur nga organi i Prokurorise, ecuria e ketyre rasteve ka qene e tille: Nga 5 rastet e kallezuara per deklarim te rreme apo fshehje pasurie, per 4 raste prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal. Kunder vendimeve te pushimit, ILDKP ka paraqitur ankim prane Prokurorise se Pergjithshme dhe ne gjykate. Ne 2 nga keto procedime, Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te pushimit. Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te ankimit te ILDKP, Gjykata e Rrethit Gjyqesor ka vendosur pranimin e ankimit te ILDKP, shfuqizimin e vendimeve te pushimit dhe kthimin e ceshtjes per hetime te metejshme. Ne 2 procedimet e tjera, Prokuroria e Pergjithshme, mbi bazen e ankimit te ILDKP, ka vendosur shfuqizimin e vendimeve te pushimit, duke lene detyra konkrete per t'u kryer nga organi i prokurorise. Nderkohe, qe 1 procedim penal eshte derguar per gjykim pak dite me pare. Po ashtu, nga 11 rastet e kallezuara per refuzim per deklarim, per 8 procedime jane perfunduar hetimet paraprake dhe jane derguar per gjykim ne gjykatat e rretheve gjyqesore sipas juridiksionit perkates. Vetem 2 procedime jane ne fazen e hetimeve paraprake. Per 1 rast eshte vendosur pushimi i procedimit penal dhe eshte ne proces ankimimi nga ILDKP.

Pra, nga totali prej 16 kallezime penale, jane derguar deri me tani per gjykim 8 raste per refuzim per deklarim dhe vetem 1 per fshehje te pasurise. Ndersa jane ende ne shqyrtimin e organit te akuzes edhe kater raste e tjera te fshehjes se pasurise. Pra, nuk ka asnje te denuar nga keto raste?

Nga 16 rastet e kallezuara gjate vitit 2011, deri ne momentin qe po komunikoj me ju, nuk ka ende asnje te denuar. Gjithsesi, duhet marre parasysh faktin se proceset gjyqesore kane afate procedurale dhe duhet pritur perfundimi i tyre per te dhene pergjigje te plote. Ne rastet e derguara me pare per gjykim eshte evidentuar se zyrtaret jane shpallur te pafajshem ose kane marre denime minimale me gjobe nga gjykata. Ne gjykimin tone, kjo ka ardhur si rezultat i hetimeve te paplota qe ka kryer prokuroria ose zbutja e akuzes kunder zyrtareve, ashtu edhe i asaj qe mund ta konsiderojme ne terma te bute si dashamiresi e tepruar e gjykates.

Z. Llalla, nese e perifrazojme termin "dashamiresi", a mund te aludoj qe eshte nje shprehje me e zbutur per te mos permendur fjalen "korrupsion" ne radhen e gjyqesorit, te pakten ne trajtimin e ketyre rasteve te korrupsionit?

Inspektorati i Larte eshte nje nder institucionet kryesore ne luften kunder korrupsionit dhe ka detyrimin ligjor qe rastet korruptive t'i provoje me fakte konkrete. Pra, une i qendroj shprehjes "dashamiresi ne gjykim", per sa kohe nuk kemi prova per veprime korruptive. Gjithsesi, Inspektoratit te Larte, ne bashkepunim dhe koordinim me prokurorine, me amendimet e fundit te Kodit Penal, i krijohen hapesirat per te verifikuar nese "dashamiresia e tepruar" e gjyqesorit ne ceshtje te natyrave te ndryshme, pra jo vetem te rasteve me te dyshuar korruptive, mund te jete rrjedhoje e veprimeve per perfitime materiale nga ana e gjyqtareve.

Gjithsesi, ekziston nje perceptim i pergjithshem ne opinionin publik se korrupsioni eshte i perhapur ne sistemin e drejtesise....

Perceptimi eshte nje gje dhe korrupsioni i provuar eshte nje gje tjeter. Nuk mund ta mohoj kurrsesi qe ky fenomen nuk ka gjetur perhapje edhe ne sistemin e drejtesise. Megjithate, shume prej atyre qe pretendojne se kane rene pre e korrupsionit ne prokurori apo gjykate mjaftohen me shprehje opinion ne ambiente publike apo private dhe nuk paraqesin prova e fakte konkrete. Ndoshta kjo eshte rrjedhoje e mungeses se besimit te qytetareve tek institucionet publike, fryme qe ka shume vite qe ka ekzistuar ne vendin tone. Por, e them me bindje se kjo panorame po ndryshon. Inspektorati i Larte ka aktualisht ne shqyrtim disa ceshtje shume voluminoze, te cilat kane pasur si indicie pikerisht informacionin nga publiku. Per nga numri i rasteve te referuara nga qytetaret, konstatojme me kenaqesi se ka nje rritje te besimit tek Inspektorati i Larte per luften kunder korrupsionit. Ne zbatim te rekomandimeve te Bashkimit Evropian, institucioni yne e ka shnderruar ne ceshtje prioritare anti-korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Ndihmese e madhe ne aktivitetin investigues te institucionit tone do te jete ndryshimi me i fundit ne Kodin Penal, nepermjet te cilit forcohen ndjeshem kapacitetet hetuese.

Verej se po i referoheni amendimit ne Kodin Penal si nje mundesi me e madhe per suksesin ne luften kunder korrupsionit. Cili eshte perfitimi i Inspektoratit te Larte?

Perfitimi eshte fuqizimi i kapacitetit investigues te Inspektoratit te Larte. Ne ndryshimet e fundit te Kodit Penal eshte marre parasysh edhe nje kerkese e ILDKP, per amendimin e nenit 257/a te tij. Ne baze te ketij ndryshimi, pervec zyrtareve, mbajne pergjegjesi ligjore penale edhe ata persona qe kane lidhje ekonomike me zyrtaret (te aferm apo te rrethit shoqeror), te cilet refuzojne te deklarojne pasurine kur kjo u kerkohet nga ILDKP apo bejne deklarim te rreme te pasurise. Ne ligjin per deklarimin e pasurive ekziston nje dispozite, ne baze te te cilit persona qe kane lidhje interesash pasurore me zyrtaret, ne rast se vleresohet e nevojshme nga Inspektori i Pergjithshem per saktesine e hetimit mbi pasurite e zyrtareve, duhet te deklarojne interesat e tyre private. Por, nese keta persona jo zyrtare refuzonin te deklaronin pasurine, ne Kodin Penal nuk ishte e parashikuar asnje sanksion. Ky boshllek ligjor ka krijuar hapesirat e nevojshme per zyrtaret qe, pasurite e krijuara ne menyre abuzive, t'i deklaronin si dhurata, huamarrje pa interes apo regjistrim te pasurive te paluajtshme e te luajtshme ne emra te personave te trete, te cilet nuk mund te hetoheshin nga ILDKP. Dhe nuk jane te pakte ata zyrtare qe deklarojne se kane marre hua pa interes apo dhurata nga persona te ndryshem. Jane rreth 500 subjekte qe deklarojne se kane marre hua pa interes nga persona te ndryshem, ku nje numer i madh prej tyre jane nga sistemi i drejtesise. Po ashtu, jane rreth 260 subjekte te tjere qe deklarojne se kane marre dhurata ne forme para cash (kesh) apo ne pasuri te patundshme.

Tashme, me amendimet e fundit ne Kodin Penal, eshte parashikuar pergjegjesia penale ne rast refuzimi per deklarim te pasurise apo mos justifikim te pasurise per personat e ndryshem, jo zyrtare por qe kane lidhje pasurore me subjektet qe kontrollon Inspektorati i Larte. Ne perfundim te procesit te deklarimit periodik/vjetor, i cili perfundon me 31 Mars, Inspektorati i Larte do te nise menjehere procedurat e deklarimit me kerkese per rreth 200 qytetare, te cilet rezultojne si dhurues apo huadhenes te zyrtareve. Nderkohe, gjate vitit 2012 pritet qe ky numer fillestar te shtohet akoma me shume. Per cdo rast refuzimi apo mosjustifikim te pasurise nga keta persona qe kane lidhje interesi pasuror me zyrtaret, Inspektorati i Larte do te pergatise kallezimet penale ne ngarkim te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›