Basha: Ja pse votova kundër Komisionit Hetimor ndaj Sollakut
"Jam në një pozicion, ku bindja ime më e thellë etike dhe morale, nuk më lejon që të votoj në mënyrë tjetër, pavarësisht se në çdo qelizë timen jam i bindur që ky vendim i parlamentit është i drejtë dhe domosdoshëm". Kështu e ka komentuar votën e tij kundër ngritjes së Komisionit Hetimor rreth çështjes Sollaku, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Gjatë një prononcimi të tij, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se
Akuzat ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, për 'abuzime' në procedurat e rrugës Durrës -Kukës, janë shpifja e shekullit, kundër investimit të shekullit, e amplifikuar nga altoparlantët politikë të disa elementëve që duhet të sqarojnë pozicionin e tyre.
"Zbardhja e kësaj çështje do të bëhet nga fillimi deri në fund, pavarësisht rrjedhës që do të ndjekin ngjarjet e tjera". "Kur komisioni hetimor të fillojë nga puna, nëse do të gjendet vetëm një arsye legjitime në kërkesën e Prokurorit Sollaku lidhur me rrugën Durrës-Kukës, vota ime do të jetë që ai të mbetet në atë karrige. Por, nëse ai komision nuk gjen qoftë edhe një grimcë juridike nga ato që ka shprehur kryeprokurori për këtë projekt, kjo jo vetëm duhet të merret parasysh me përgjegjësinë që ai ka, por do të vijë koha që disa deputetë brenda kësaj salle, dhe padroni i tyre jashtë saj, do të japin llogari para publikut shqiptar", tha ministri Basha.///start///