C’po ndodh me arsimin e larte Shqiptare sot??..
Kur disa kohe me pare qeveria Shqiptare shpalli politiken e liberalizimit te arsimit te larte dhe filloi me pas te jepte licensa per hapjen e universiteteve private, jo pak njerez paten nje lloj entuziasmi dhe euforie. Tashme nese nuk do te arrinin te futeshin ne arsimin e larte publik ata do te kishin nje shans te dyte. Arsimi i larte privat do te ofronte nje mundesi te re, gjithmone per ata qe do te mund te perballonin cmimin e tij.
Prindrit e ketyre rinjeve do te perballeshin me shifra jo shume te vogla ne keto universitete . Kjo jo me kote, ata do te ishin te sigurt kur femijet e tyre te diplomoheshin. Ndryshe nga me c’fare perballesh ne universitetet publike, ketu kishte nje komoditet te madh, perfshire edhe lehtesirat e ndryshme dhe rrezultati do te ishte po i njejte “DIPLOMIM”.
Nje ish-student i universitetit publik shprehet se:- Une kam menduar se kam pasur fatin me te keq qe duhet te lexoja tere kohes gjate sezonit te provimeve dhe ti merrja ato se perndryshe mund te mbatesha stazh ne universitetin shteteror. Ato here ne kemi sprovuar edhe shpirtin pasi nuk dinim nese mund te arrinim deri tek diplomimi apo jo. Kam pasur zili bashkemoshataret apo studentet e tjere qe ishin ne universitetet private, te cilet nuk kalonin bezdine dhe telashet qe kalonim ne para sezonit. Sot, une nuk kam as zili as admirim per disa nga keto universitete, per c’fare ato jane dhe c’fare japin. Keto univesitete ne stadin aktual me “rregullat” qe kane dhe vleresimet qe bejne nuk mund te jene vecse- pseudo Universitete.
Asnje prind, sado i pasur, nuk mund te gezohet qe me shumen e parave qe jep per edukimin e larte te femijes cilesia nuk eshte e kenaqshme. Edukimi i larte per te gjithe ne ka qene nje sfide teper e rendesishme… A mund ta themi kete edhe per ata studente qe studjojne ne disa universitete private te Tiranes te cilet mund te diplomohen edhe duke bere 2 vjet ne 1 apo duke mos u paraqitur fare ne leksione e seminare apo duke e ditur se edhe pa mesuar do ta marrin shkollen?
Edukimi i larte ose sic perdoret rendomte ne jeten e perditshme, shkolla e larte mund te te rrisi mundesite per karrieren qe deshiron. Faktet tregojne se njerzit qe kane nje arsim te larte fitojne me shume para se sa te tjeret. Ata kane mundesi per te gjetur pune me shpejte, me te mire, me komode dhe me te sigurt. Edukimi i larte nuk eshte vecse nje fjale tjeter ne vend te fjales Universitet. Universiteti arrin te plotesoje njohurite e pergjithshme, te permbushe me njohuri te reja dhe me te gjera ne nje drejtimin e caktuar, shtyne perpara ne mesimin e gjerave te reja dhe zhvillon menyren e te menduarit. Edukimi i larte sic mund ta quajme ndryshe eshte“pashaporta e se ardhmes”. Po nese kete pashaporte mund ta fitosh pa pune e pa mund ajo humb vleren qe duhet te kete…
Duhet dhene nje ultimatum per univeristetet private ne menyre qe te shtrengohen rregullat per te ruajtur nje fare ekujlibri, kredibiliteti dhe rritje te cilesise ne kete sistem. Po shohim gjithnje e me teper se ka nje shtim te vazhdueshem dhe zgjerim ne mase te numrit te universiteteve private, gjithashtu edhe te studenteve qe marrin pjese ne to. Nuk ka asnje dyshim se sipermarresit private luajne nje rol shume te madh ne shoqerine tone, por per rastin qe po flasim duhet te shqetesohemi per menyren qe ata po ndejkin.
Studentet e ketyre pseudo-Universiteteve mendojne se po paguajne, keshtu qe s’eshte i nevojshem nje angazhim maksimal per marrjen e njohurive qe duhen. Pra, shume nga universitetet private shihen si biznese te mirfillta nga pronaret e tyre nga ku ata mund te arrijne fitime kolosale. “Une paguaj sa me kerkon dhe marre c’fare dua pa zhvilluar e permiresuar aspak formimin tim”. Ky eshte nje koncept qe duhet patjeter te ndyshoj:
Duhet te krijohet nje strategji per te forcuar sistemin universitar privat dhe duhet te rriten kriteret per aprovimin apo miratimin e licensave te ketyre universitare nepermjet nje kompeticioni te shendetshem. Ne Shqiperi ashtu si edhe ne experiencen e shume vende te tjera,jemi tek fenomeni gjithnje e me ne rritje i numrit te Universiteteve Private. Duhet luftuar qe te arrihet te kete nje kontroll per mbarevajtjen e nivelit arsimor te ketyre insitucioneve ne kete arsim. Duhen forcuar rregullat per pranimin dhe kontributin e tyre, me gjithe shqetesimin e drejte per cilesine dhe faktin e keqmenaxhimit, keqperdorimit te tij..
Ka nje merak qe shume nga keto insitucione publike te cilet kane nje orientim fitimprures po sjellin me vete nje imazh negativ per arsimin Shqiptar ne teresi.Nese me pare kishte nje vleresim te konsiderueshem per studentin qe kishte mbaruar nje shkolle te larte tani ka rene sepse tashme gjithkush mund te mbaroje nje shkolle te larte ndoshta edhe pa qene fare prezent ne pjesen me te madhe te vitit. Duhet te kemi parasysh se ky fenomen do te rendoj mbi vete shoqerine tone dhe ne do te jemi ata qe do te paguajme pasojat e tij…
Sigurisht qe proklamacionet per te mirat publike, nevojat nacionale nuk mjaftojne per te pare qarte e per te qene realist e me te kujdesshem ne menazhimin e politikave publike dhe per te dale me pas tek ajo qe po ndodh ne sistemin arsimor privat sidomos ate te larte.. Pra me te drejte shtrohet shqetesimi mbi cilesine e tyre, dhe abuzimi nga pronaret qe jane te fokusuar tek interesi i tyre i perfitimeve. Por nje gje duhet te kemi te gjithe te qarte. Dijen nuk mund ta blesh… s’mund te kete cmim per te, ajo duhet merituar.
Jonida Drogu
*Pedagoge e Shkencave Politike ne Universitetin e Tiranes.