E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia përballë Amerikës



TURQIA PERBALLE AMERIKES
Nga Hajro LIMAJ*
Koment
Në arenën ndërkombëtare dhe në median e saj kohët e fundit mosmarrëveshjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Turqinë për veprimtaritë terroriste të PKK-asë kundër Turqisë dhe ndërhyrjen ushtarake te Turqisë në Irakun e Veriut
kanë dalë nga rendet e para të ditës.
Në këtë kuadër më datën 16 të këtij muaji ,në gazetën Metropol me komentin ’’A mund ta humbas Turqinë Amerika ’’ trajtuam tronditjen e marrdhënieve të partneritetit strategjik midis këtyre dy vëndeve.Por me kalimin e ditëve kjo pyetje u vërtetua më tepër në përgjigjet e datës 25 Tetor që ju dha gazetarëve në Bukuresht kryeministri I Turqisë ,gjatë konferencës së shtypit që ai zhvilloi së bashku me kryeministrin e Rumanisë Calin Popescu Tariceanu .Në reflektim të deklaratës së sekretares së shtetit të SHBA-së, Condoleezza Rice'ýn,për të mos hyrë Turqia me ushtri në Irakun e Veriut, Erdogan tha se ’’ mund të dëshirojnë që net ë mos bëjmë opercaione jashtë kufirit tonë ,por vendimin se c ‘ farë duhet të bëjmë ne e marrim ne.A nuk i pyesin njerëzit ? 'Amerika, përse erdhi në Irak nga një distancë prej dhjetra mijra kilometrash ? Kishte ndonjë shqetësim?'. Amerika c ‘ farë shqetësimi ka nga Iraku ? Aktualisht ,Amerika si një aletae strategjike duhet të lëvizi me ne . Ne lëvizëm së bashku me ata në Afganistan…Në takimet që kemi bërë me presidentin Bush dhe sekretaren e shtetit Condoleezza Rice këto ua kemi transmetuar.Në këtë cështje , qoftë kombëtare apo ndërkombëtare deri më sot kemi luftuar bashkë.Edhe tani ,këtë hap jemi të detyruar dhe do ta hedhim.”

Megjithë këtë ashpërsi ,Erdogan përsëri Amerikën e vlersoi ’’ partner strategjik ’’ .Partneriteti strategjik i Amerikes më Turqinë përsëritet në shumë deklarata dhe në shumë media.Për këtë ,në të kaluarën e afërt midis dy vëndeve është firmosur edhe një dokument me emërtimin ’’Dokumenti i Vizionit të Partneritetit Strategjik ’’.Por është e nevojëshme të mos harrojmë realitetin e ri.Partneritet strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë aktualisht nuk ka. Partneritet strategjik ,mund të ketë atëhere kur qëndrimet e njërit shtet përputhen me interesat kombëtare të shtetit tjetër, ose kur midis vëndeve të ndryshme ka intersa të përbashkëta. Në këtë kuptim partner strategjik të Shteteve te Bashkuara të Amerikës aktualisht janë Anglia me Izarelin ,por jo Turqia. Kur vimë tek cështja e Irakut të Veriut ,qënia ‘parner strategjik ‘ e Izraelit dhe e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pa mundur.Mbulimi ose mshefja e interesave kombëtare të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në problemin e Irakut të Veriut tashmë janë ta qarta.Intersat e tyre janë të kundërta,prandaj i janë afruar një konflikti politik.Krijimi i partneritetit strategjik midis dy vendeve që u përplasen intersat kombëtare në këtë cështje nuk mund të ketë . Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të pozicionuara në qëndrime shumë të ndryshme në cështjen e Irakut të Veriut.
Nga ky ndryshim është shumë e vështirë të prodhohet një qëndrim si partner strategjik.Shqetësimi që kalon sot Ankaraja dhe deklarimet e ashpëra në rritje të kryeministrit të Turqisë, Tayip Erdogan janë shprehje të këtij realiteti.Vlersimet e kundërta të Turqisë me Amerikën ndaj problemit të Irakut dhe Irakut të Veriut nuk janë të reja.Ky qëndrim ekzistonte edhe në vitet 2002 që përgatitej pushtimi i Irakut ,edhe në vitet 2003 që u pushtua ky vënd nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Edhe sot përsëri ka.Problemi dhe objektivi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte Bagdati,drejtimi i Saddamit. Ndërsa Turqia nuk kishte një problem dhe objektiv të tillë. Për Turqinë kërcënim ishte Iraku I Veriut. Mbështetësit më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pushtimin e Irakut dhe rrëzimin e Sadamit ishin grupet Kurde të Irakut të Veriut.Ndërsa objketivi i Turqisë ishin Organizata terroriste e Partisë Punëtore të Kurdistanit që shtrihet në Irakun e Veriut,ishte Bagdati nëse kthehej në mbështetje të saj.Ishte e pa mundur shmangia e këtij konflikti intersash. Për më tepër, ky konflikt doli mbi ujë plotësisht gjatë periudhës së diskutimeve të projekt ligjit që u trajtua në Kuvendin e Turqisë më 3 Mars 2003.Refuzimi nga Kuvendi i Madh i Republikës së Turqisë i projekt ligjit te qeverisë për
kalimin e trupave ushtarake Amerikane mbi territorin e saj per në Irak rriti mbështetjen politike dhe ushtarake të Amerikes ndaj Kurdëve.Sot Amerika nuk ngelet vetëm me mbështetjen e
Barzanit dhe Talabanit, dy drejtuesve kryesor të partive politike ne Irakun e Veriut ,por nga kjo mbështetja përfitojnë edhe organizata terroriste e PKK-së dhe lidhjet e saj në distancë.Gjithashtu nuk duhet harruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,prej fillimit kanë qenë kundër hyrjes së ushtarëve Turq në Irakun e Veriut. Vetëm për mundësinë e kalimit të projekt ligjit te 1 Marsit ishte dakort për një ndërhyrje te kufizuar të përbashkët ,por me refuzimin e projekt ligjit u tërhoq edhe nga ky qëndrim.Në këto zhvillime Turqia ka ndermarrë një opercaion të dëndur diplomatik në Europë,nga e cila është hera e parë që ka siguruar një mbështetje të gjerë ndaj organizatës terroriste të PKK-së që vepron në Irakun e Veriut kundër sovranitetit territorial të Turqisë.Qeveria Irakiane ka premtuar mbylljen e zyrave të PKK-se në territorin e Irakut,ndërsa Kuvëndi i Turqisë miratoi ndërhyrjen e ushtrisë Turke ne hapsirat e Irakut të Veriut për shkaterrimin e terroristëve kurd që jane disllokuar në këto hapsira .Veprimtaritë terroriste të PKK-asë në vrasjen e ushtaravë turq dhe qytetrëve të pafajshëm të saj ne kufijtë me Irakun e Veriut e kanë tensionuar shumë situatën dhe për ditë e më shumë politikanë dhe media Turke fajson edhe qëndrimin e një anshëm të Amerikës.Përderisa nuk përputhen interesat kombëtare të Amerikës dhe Turqisë në Irak dhe në rajonin e Lindjes së Mesme detyrimisht do të ekzistojnë këto konflikte,konflikte të cilat kanë sjellur mos besimin e popullit të Turqisë ndaj politikës Amerikane.Bile shkohet deri atje sa Amerikën e akuzojnë për mbështjejen indirekte të Kurdëve për krijimin e shtetit Kurd në Irakun e Veriut.Koha e mëtejshme do ti tregojë qëndrimet e vërteta .Të presim edhe pak dhe do ti komentojmë ato.
Atashe Ushtarak në Republiken e Turqisë (1994-2000)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›