MJP reagon ndaj botimeve në media
MPJ shpreh keqardhjen për informacionin e pasaktë, tendencioz dhe dezinformues të publikuar në një të përditshme në lidhje me planifikimin e realizimit të projektit për të rikonstruktuar rrjetin informatik dhe elektronik të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kështu e ka filluar reagimin e tij në lidhje me artikullin e një të përditshmeje mbi rrjetin informatik dhe elektronik të MPJ-së Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Ferit Hoxha
“Meqënëse bëhet fjalë për një projekt tërësisht të ri dhe kompleks, të pazbatuar deri tani nga asnjë institucion i ngjashëm në Shqipëri, me anë të cilit synohet të zbatohen normat më moderne në fushën e administrimit informatik dhe elektronik të informacionit dhe dokumentacionit, duke pasur parasysh veçantinë e Shërbimit të Jashtëm, i cili operon me përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, shkresa në fjalë është vetëm një marrje kontakti paraprak për të përfituar maksimalisht informacion sa më të saktë të shpenzimeve, që do të na duhet të angazhohen për këtë projekt specifik”, sqaroi zoti Hoxha, duke shtuar se “mbas marrjes së informacionit të nevojshëm nga operatorë të ndryshëm në tregun shqiptar, MPJ do të vendosë për të ndërmarrë procedurat e nevojshme të realizimit të projektit në zbatim dhe përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar”.