Braçe: PS do të iniciojë protesta masive për të rrëzuar qeverinë
Partia Socialiste ka rritur presionin e saj ndaj qeverisë pas miratimit të grupit hetimor “Sollaku 2” një ditë më parë. Gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i grupit Parlamentar socialist Erjon Braçe u shpreh se PS-ja do të jetë nismëtare e organizimeve të protestave masive për t’i dalë kundër kësaj keqqeverisjeje aktuale.
Akuazat e tij janë drejtuar sërish ndaj ish Ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Sipas zotit Braçe, Basha ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin për prokurimet. Ai i bëri thirrje organit të akuzës që të nis një tjetër pistë hetimi lidhur me këtë çështje. “Bëhet fjalë për një tender prej 700 milion lekësh për ndëtimin e rrjetit informatik. Ky projekt po bëhet në një kohë kur Ministria e Jashtme kërkon të ndryshojë godinë. Ky është një shembull fare i qartë ku kryeministri Berisha nuk është në gjendje të kontrollojë qeverinë. Ministri Basha është një rekord i korrupsionit”, tha ai.