E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Rezultati në Tiranë pas 2 ose 3 ditësh

"Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it vlerësoi se puna e KQZ-së për procesin e zgjedhjeve dhe mesa duket edhe për atë të numërimit mbajti rekord sa i takon transparences dhe menaxhimit të punës", tha Ristani.

Ai siguroi se KQZ-ja do të zbatojë ligjin edhe për disa problematika që janë shfaqur kryesisht në KZAZ-të e Tiranës nga numëruesit e votave.

"KQZ do të veprojë me forcën e ligjit dhe nuk do të lejojë prishjen e këtëij procesi", deklaroi Ristani, duke shtuar se prania e përfaqësuesve të partive politike në KZAZ-të ku po numërohet është e dëmshme. Duke parë ritmin e numërimit të votave në Tiranë, Ristani tha se rezultati përfundimtar mund të dalë pas dy ose tre ditësh. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-10 15:35
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›