E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi nisin ankesat e para drejt KQZ

Lefter Maliqi kundershton rezultatet e Otllakes. Ne Gjirokaster dy komuna ankohen

Mberrijne ankimimet e para te procesit zgjedhor. PD-ja lokale e Beratit ka kundershtuar rezultatin e votimeve ne Komunen Otllak. Denoncimin per rezultatin e papranueshem te numerimit te votave e beri publik deputeti i djathte i ketij qarku Lefter Maliqi i cili pohoi se rezultati i zgjedhjeve ne Komunen Otllak te cilen ai e ka drejtuar para zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit 2009 nuk do te njihet pasi eshte i manipuluar. Maliqi ka deklaruar se eshte duke pergatitur ankimimin qe do te behet prane KQZ per rastin e Komunes Otllak pasi jane verejtur shume shkelje dhe parregullsi qe nga vjedhja e votave dhe kercenimet cka sipas tij ka ndikuar negativisht ne rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit ne komunen me te madhe per nga numri i banoreve ne kete qark. Sipas rezultateve te zgjedhjeve ne kete komune doli fitues kandidati i PS-se Dalip Kanaci perballe kandidatures se djathte te Durim Myftarit. PS doli fituese ne kete komune me nje rezultat teper te ngushte prej vetem nente votash nderkohe qe Maliqi deklaroi se nuk do te njihet rezultati dhe se do te behet ankimim prane KQZ. Sipas Maliqit madje eshte bere kallezim penal per manipulimin e procesit zgjedhor ne Komunen Otllak dhe po pergatitet ankimimi per rezultatin pasi komisioneret e PD-se nuk kane firmosur procesverbalin perfundimtar. Nderkohe dhe ne Gjirokaster jane ankimuar ne Kolegjin Zgjedhor dhe KQZ rezultatet e komunes fshat Memaliaj nga kandidatja Lavdie Haderi e PD dhe ne Komunen Qender Libohove nga kandidati Krenar Kulla i subjektit Aleanca per te Ardhmen. Ne te dy rastet e ankimimit behet fjale per kontestimin e rezultateve per kryetaret nderkohe qe burime nga dega e LSI-se ne Gjirokaster bene te ditur se prej saj do te kontestohen dhe ankimohen rezultatet per keshillat bashkiake dhe komunare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›