E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Janë prodhuar 234 mijë pasaporta biometrike

TIRANE- Sistemi i aplikimit dhe shpërndarjes së dokumentave të identitetit, tha Basha gjatë takimit është i sigurtë, nga më modernët në Europë dhe njëkohësisht ofron shpejtësinë optimale të shërbimit ndaj qytetarëve. Megjithëse procesi i lëshimit të pasaportave biometrike nisi më 1 Maj dhe pati një ndërprerje për shkak të angazhimit për paisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike për zgjedhjet e qershorit, deri më tani numërohen 245 mijë aplikime për pasaporta biometrike, 234 mijë prej të cilave janë prodhuar. Përsa i takon një kushti tjetër të rëndësishëm për liberalimin e vizave, që është siguria e kufijve, Ministri Basha informoi raporterët se është përmbyllur instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar, në këto pika është mundësuar lidhja e drejtpërdrejtë me bazën e të dhënave të INTERPOL-it. Gjatë takimit me raporterët Ëilshire dhe Lakso, Ministri Basha informoi edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme si dhe kundër lëndëve narkotike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›