E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni-Kroaci, marrëveshje për kufirin

STOKHOLM-Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë kanë nënshkruar marrëveshjen për kufijtë. Kjo Marrëveshje e shumëpritur zhbllokon pengesat ndaj Zagrebit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Stokholm, pasi Suedia ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian. Marrëveshja për kufirin duhet të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve.
Kroacia e Sllovenia kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me vijën kufitare detare.
Sllovenia, e cila në 2004-n u bë i vetmi vend ish-jugosllav që hyri në BE, kishte bllokuar bisedimet e pranimit të Kroacisë që prej dhjetorit të kaluar, duke u shprehur se dokumentacioni që Zagrebi kishte paraqitur për pranim në BE paragjykonte mosmarrëveshjen e tyre kufitare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›