Masakra në Pavia, familja në pritje të trupave
LEZHË- Anullohet edhe sot si shkak i hetimeve, dërgimi i trupave të pajetë të vrasjes së trefishtë e cila tronditi Italinë pasditen e së shtunës në Pavia, deri në një afat të papërcaktuar. Familja e dy motrave Rina dhe Ornela Ndoji është në zi që prej 5 ditësh tashmë, në pritje të ardhjes së trupave të dy motrave dhe vogëlushes 3 vjecare. Sipas familjarëve, kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme përsa i përket dokumentacionit, por përgjigjia e fundit që kanë marrë nga ambasada, i njofton ata se trupat do të mbahen deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria italiane, pa dhënë një datë të saktë se kur do të mbërrijnë në atdhe, për kryerjen e ceremonisë mortore. Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët, të cilët presin të mbyllin ritet mortore. Tragjedia ndodhi të shtunën kur pas debateve familjare, kunati Alfred Melyshi goditi me thikë, nusen e të vëllait, Rina Melyshin, vajzën 3 vjecare të saj dhe motrën e Rinës, Ornela Ndojin.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)