E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Wireless Connect”, oferta më e mirë e internetit nga AMC-ja



AMC-ja sjell në treg “Wireless Connect”, zgjidhjen e duhur për përdoruesit e internetit. Paketa “Wireless Connect” përmban çelësin USB, një numër AMC KARTA dhe 2GB internet falas në muaj për gjashtë muaj. Abonentët mund të lundrojnë në faqet e preferuar teksa janë në lëvizje në ambiente të hapura ose të mbyllura. Abonentët e AMC-së, falë këtij shërbimi të ri, mund të aksesojnë internetin në çdo vend e në çdo kohë pa pasur nevojë të nënshkruajnë kontratë apo të paguajnë garanci. Ata mund të lundrojnë me shpejtësi të madhe në të gjitha faqet, por dhe të kontrollojnë adresën elektronike të punës ose faqen e kompanisë së tyre. Çelësi USB luan rolin e modemit dhe shërben për të lidhur kompjuterin (desktop ose laptop) me internetin. Është tepër i thjeshtë në përdorim. Futet karta SIM në çelës, pastaj çelësi futet në një portë USB të kompjuterit. Programi përkatës vetë-instalohet. Abonentët, përveçse hyjnë në internet, mund të dërgojnë e të marrin SMS gjatë kohës që janë të lidhur me kompjuterin. Numri AMC KARTA mund të përdoret edhe për telefonata, si çdo numër AMC, në qoftë se futet në një celular. Çelësi USB ka edhe vend për kartë memorie Micro SD. Numri AMC KARTA mund të rimbushet shpejt dhe thjeshtë, me kartë rimbushëse ose AMC Fleksi. Kjo paketë kushton 9.900 lekë (me TVSH) dhe mund të blihet vetëm në dyqanet AMC. Pas kuotës mujore prej 2 GB, çmimi për MB është 30 lekë (pa TVSH) dhe tarifimi bëhet për çdo 10 kb. Edhe pas gjashtë muajve, çmimi është 30 lekë/MB (pa TVSH). Ky shërbim i ri konfirmon sërish angazhimin e AMC për të ndërthurur teknologjinë me ofertat dhe shërbimet më të mira.

4 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›