Basha: KE vlereson refomat e qeverise. Pas nje jave jep mendimin per liberalizimin e vizave

Komisioni Europian është distancuar nga përmbajtja e publikimit të ditëve të fundit për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perendimor. Vendet anëtare të Komisionit Europian më 2 qershor do të japin vlerësimet për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës së djeshme, të gjitha vendet anëtare kanë pranuar raportet për përparimet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor për çështjen e vizave, ndërsa për dhënien e vlerësimit përfundimtar është kërkuar kohë. Ndërkohë, Komisioni Europian është distancuar nga raportet e paraqitura në media javën e kaluar lidhur me vlerësimet për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perendimor, ku kryesisht Maqedonia përmendej si vendi më i përparuar për realizimin e reformave. zëdhënësi i Komisionit Europian ka hedhur poshtë vlerësimet e publikuara dhe sipas tij, procesi vazhdon. Ai ka nënvizuar se mendimet e publikuara në media janë interpretime të organizatës joqeveritare “Iniciative Europiane për Stabilitet” me seli në Bruksel.
...