E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Kadaf: Bashkepunim ekonomik

Ministri i Puneve te Jashtem, Lulzim Basha, gjate vizites se tij ne Libi, mori mbeshtetjen e drejtuesve te ketij vendi per njohjen e shtetit te pavarur te Kosoves. Nga ana tjeter ne takimet qe ai dhe delegacioni qe e shoqeronte zhvilloi u diskutua ne lidhje me bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve. Keshtu ministri Basha u prit ne takim nga Moammar Abu Minyar al-Kadafi, udheheqesi i Libise, ish-kryeministri libian, Abdulaiti Albeidi, anetare te tjere te qeverise si dhe nga personalitete te fushave te biznesit. Ky takim pati ne qender te bisedimeve bashkepunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve tona kryesisht ne fushen e energjise, naftes, projekteve te perbashketa ne infrastrukture. Kosova ishte nje teme e rendesishme qe u trajtua gjate takimit me udheheqjen libiane. Ne lidhje me njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana e Libise, ministri Basha u shpreh se Shqiperia beson ne nje politike mbeshtetese te Libise ndaj Kosoves. Ai shprehu bindjen e tij se Libia, si anetare e Keshillit te Sigurimit dhe nje vend me peshe ne kontinentin afrikan, do te perdore influencen e saj ne mbeshtetje te Kosoves. Ne kete takim, ministri i Jashtem, Basha, u shoqerua nga zv. ministri i Ekonomise, Neritan Alibali, zv. ministri i Financave, Sherefedin Shehu dhe perfaqesues te Dhomes se Tregtise se Tiranes.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›