Vendimi per vizat Topalli I rendesishem per shqiptaret

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka falenderuar koleget e Parlamentit Evropian per vendimin qe moren ne Komisionin e Puneve te Brendshme e te Drejtesise te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave. Ne nje bisede telefonike me znj. Tania Fajon ajo tha qe kjo stine eshte nje enderr e madhe qe po behet realitet. Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE-se znj. Tania Fajon per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per kryetarin e Komisionit LIBE z. Aguilar si dhe te gjithe koleget e tjere ne PE qe kane mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve. Reporterja Tania Fajon tha se ky eshte nje votim i rendesishem dhe nje mesazh shume i forte pozitiv per qytetaret shqiptare. Kjo stine eshte historike per shqiptaret pasi ata po shohin se si po behet realitet endrra e tyre shekullore per te levizur te lire - pohoi Topalli gjate bisedes me Fajonin. Kryeparlamentarja u shpreh me tej gjate bisedes se Kuvendi i Shqiperise do te kete kenaqesine te mireprese ne Tirane zonjen Fajon bashke me koleget e tjere te delegacionit te PE-se. Komisioni i Lirive Civile votoi me 49 vota dhe vetem 2 kundra heqjen e vizave ndersa Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian miratoi propozimin e Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine 20 dite me pare