E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - INDRA Mbikeqyrje dhe kontroll kufijve detare

Perfaqesuesit e kompanise INDRA i prezantuan dje Kryeministrit Sali Berisha nje projekt lidhur me mbikeqyrjen dhe kontrollin e kufijve detare i cili konsiston ne ndryshimin dhe modernizmin e sistemit te kontrollit dhe mbikeqyrjes detare ne te gjithe bregdetin e vendit. Z. Berisha priti dje ne zyre perfaqesuesit e kompanise spanjolle INDRA te kryesuar nga zoti Jose Manuel Dehita Moreno i shoqeruar nga ambasadori spanjoll zoti Manuel Montobbio. Projekti i pergatitur nga kjo kompani e madhe nderkombetare garanton sipas standardeve me te larta evropiane kontrollin dhe mbrojtjen e te gjithe bregdetit shqiptar. Sistemi mundeson komunikimin e gjithe mbikeqyrjes detare nga veriu ne jug dhe funksionimin pa ndalim te sistemit ne cfaredo lloj rasti. Vlera e ketij investimi eshte 12 milione euro dhe afati i zbatimit te tij zgjat rreth 1 vit. Kryeministri Berisha i falenderoi perfaqesuesit e firmes INDRA per propozimin e tyre dhe i garantoi ata qe qeveria do ta shqyrtoje me prioritet kete propozim qe synon permiresimin dhe garantimin e kufirit ujor te Shqiperise. Kryeministri tha se eshte shume e rendesishme qe ne kete faze zhvillimi Shqiperia te operoje me sisteme kontrolli e mbrojtjeje kufijsh njelloj si vendet e tjera evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›