Dokumentet e identitetit debate mes Blushit e Ponit

Ndryshimet ne ligjin per dokumentet e identitetit te shtetasve shqiptare kane sjelle debate te shumta dhe ne Komisionin e Sigurise. Gjate diskutimeve te ketyre ndryshimeve ligjvenesi socialist Ben Blushi ka debatuar gjate me zevendesministrin e Brendshem Ferdinand Poni lidhur me vlefshmerine e leternjoftimeve elektronike. Sipas tij eshte e papranueshme qe cdo shqiptar qe sot merr nje karte identiteti duhet te ripaguaje perseri pas 10 vjetesh. Ligji aktual parashikonte qe per grupmoshat 16-30 vjec leternjoftimet elektronike te ishin per 10 vjet ndersa mbi kete moshe te mos kishte afat. Nderkohe qe ndryshimet e bera parashikojne qe vlefshmeria e leternjoftimit elektronik te jete 10 vjet. Ti e deklaron me ligj qe per 10 vjet te ndryshojme kartat. Kjo eshte nje arsye e koncesionarit apo kemi ndonje arsye tjeter Une nuk besoj se keni arsye tjeter - tha Blushi. Por zevendesministri Poni ka sqaruar se ky eshte nje standard nderkombetar. Ne te gjitha standardet e Bashkimit Evropian ka nje limit per ata nen moshen 16 vjec dhe mbi kete moshe. Ne kemi zgjedhur per afatin maksimal te dokumenteve afatin 10-vjecar. Elementet biometrike mund dhe duhet te identifikohen qarte ne intervale kohore. Koncesionari e ka 5 vjet marredhenien me ne jo 10 vjet. Ne qe ta bejme si standardet e BE-se duhet ta bejme edhe ne ligjin shqiptar. Mendoj se vete ligjin e vjeter e ben me solid - tha ai. Por keto argumente nuk binden deputetin Blushi i cili kundershtoi edhe nenin 6 te projektligjit i cili ben nje shtese ne nenin 5 te ligjit baze duke percaktuar rastet e pavlefshmerise. Sipas tij duhet te percaktohet shume qarte se cili eshte autoriteti qe e percakton kete pavlefshmeri dhe mbi cfare te dhenash. Duke u bazuar ne keto argumente ligjvenesit socialiste deklaruan voten kunder draftit ndersa mazhoranca shprehu mbeshtetjen per projektligjin e propozuar nga qeveria.