E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Me 8 Maj qytetaret do votojne kandidatet e Aleanca per Qytetarin

Krerët më të lartë të Partisë Republikane kanë prezantuar kandidatët për komunat Shirgjan dhe Labinot-Fushë, në mbështetje të kandidatëve për kryetarë komunash Besim Kryemadhi dhe Xhemal Quku.

Kryetari republikan Fatmir Mediu, kanë vënë theksin në vlerat e kandidatëve të dalë nga radhët e partisë që drejton, përfaqësues të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Mediu shprehu besimin e plotë se më 8 maj, banorët e Shirgjanit do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, pasi kjo datë nuk shënon vetëm një fillim të ri për to, por një rrugë të gjatë që do të bëjnë së bashku me njeriun që përfaqëson më së mirë vlerat e zonës, por edhe mishëron virtytet e çdo republikani të mirë.

“Ne jemi së bashku, pasi kemi besim dhe shpresë. Dhe shpresa te republikanët, nuk është thjesht një ndjenjë apo gjendje e momentin. Ajo është një zgjidhje e vetëdijshme, një vendim, një përkushtim.

Eshtë shpresë dhe vendim që buron nga besimi te zoti, besimi në të ardhmen”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu, drejtuesit e Partisë Republikane zhvilluan edhe një takim në Labinot-Fushë, ku u prezantua dhe u kërkua mbështetja për kandidatin Xhemal Quku, përfaqësues i PR-së, nën siglën e “Aleancës për Qytetarin”.

Gjatë këtij takimi ku merrnin pjesë me qindra simpatizantë të Partisë Republikane, Mediu u shpreh se “pushteti lokal është qeverisja e qytetarëve në komunitetin e tyre, prandaj Aleanca për Qytetarin është në këtë fushatë në rrugëtimin e përbashkët, duke dëgjuar me vëmendje çdo problem të tyre për t’i zgjidhur ato, për t’i dhënë shpresë ëndrrës se çdo shqiptari, pa lënë mbrapa asnjë, republikan demokrat, socialist, apo parti, se vetëm nëse ne ju japim shpresë të gjithëve mund të mbajmë gjallë shpresë tonë dhe të realizojmë qëllimet e shqiptarëve”.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›