Zgjedhjet, monitorimi i OSBE/ODHIR gati 1 mln euro
TIRANE- OSBE/ODIHR do të shpenzojë 970 mijë euro për të sjellë në Tiranë 400 vëzhguesit afatshkurtër. Kjo shifër është zbuluar sot nga “Gazeta Shqiptare” e cila ka arritur të sigurojë dhe të botojë kërkesën zyrtare për rekrutimin e monitoruesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.
Shifra do të shpenzohet nga vëzhguesit nga 4 maji deri më 12 maj, kur është dhe afati i fundit i qëndrimit të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale.
Në kryeartikullin e gazetës të titulluar “sekretet e OSBE” të gazetarit Bledar Hoti saktësohet se kostoja totale për një vëzhgues, sipas llogaritjes zyrtare të ODIHR-it, është 2.425 euro.
Tashmë ka nisur aplikimi pranë qendrës së ODIHR-it në Poloni dhe afati i fundit për aplikimin e vëzhguesve afatshkurtër (VASH) është 9 prill, ndërkohë që afati i fundit i mbërritjes së monitoruesve VASH në Shqipëri është e mërkura e 4 majit.
Në “Gazeta Shqiptare” mund të lexoni detajet e këtij raporti, se cilat janë porositë për vëzhguesit dhe se kur monitoruesit e OSBE/ODIHR presin të dalin rezultatet e zgjedhjeve vendore.
(s.g/BalkanWeb)