E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qëllohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës

ATHINE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Athinë, ku një emigrant shqiptar është qëlluar me armë zjarri.

Policia bën të ditur se rreth orës 21:35, dy persona me motor dhe skafandra në kokë, i janë afruar një makine, që kishte qëndruar në semafor në një rrugë, në lagjen Marusi. 

Një nga personat në motor, qëlloi me armë mbi drejtuesin e mjetit, që është një shqiptar një 29 vjec, duke i shkaktuar plagë shumë të rënda.

Shqiptari i pafat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është transferuar menjëherë në spital dhe sipas mjekëve është duke luftuar me vdekjen, ndërsa dy autorët u zhdukën.

Policia greke nuk përjashton mundësinë që kurthi vdekjeprurës, të ketë të bëjë me larje hesapesh, por hetimet vazhdojnë në gjithë pistat për identifikimin e autorëve zbardhjen e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›