Maqedoni, pronari i TV A1, 13 vjet burg për pastrim parash
SHKUP- Pronari i televizionit A1 në Shkup, Velija Ramkovski është dënuar sot nga gjykata me 13 vjet burg nën akuzën e pastrimit të parave, mashtrimit dhe fshehjes së tatimeve në vlerë 11 miljon euro.
Në një proces të gjatë gjyqësor janë dënuar edhe 23 bashkëpunëtorët e Ramkovskit mes të cilëve dhe dy fëmijët e tij, djali Hadi dhe vajza Emel me nga 7 vjet burg secili, raporton INA.
Kohë më parë gjatë operacionit të koduar 'Merimanga' organet gjyqësore ne Shkup mbyllën edhe televizionin e tij, TV A1 që prej një kohe të gjatë ishte vënë në shënjestër edhe për shkak të qëndrimit kritik ndaj qeverisë.
Avokatët mbrojtës pas seancës së sotme thanë se vendimi me burg dhe i gjithë gjykimi i Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij është bërë për motive politike dhe në shenjë hamkarrjeje për shkak të politikes editorale të ndjekur nga televizioni.
(el.me/BalkanWeb)