E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Koha e një modeli të ri politik!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarët e Lushnjes në mbështetje të kandidatit të PD-së Indrit Sefa.

Basha i kërkoi qytetarëve të votojnë kandidatin e PD-së si modeli më i ri në politikë kundër korrupsionit.

“Ndërsa në dorën tuaj është t’i jepni fund modelit Rama të korrupsionit me 6 mars. Le t’i japim Lushnjes një model të anti-korrupsionit përmes një avokati  kundër korrupsionit si Indrit Sefa. Gjëja e parë që i duhet Lushnja është dhembshuria e qytetarit të parë për fermerët. I kam takuar e i kam parë se si janë zbehur e lodhur në 8 vite vuajtje, të mallkuar nga keqqeverisja e 8 viteve. Indrit Sefa nuk do të shijojë ngjyrat partiake por vetëm interesat e qytetit dhe fermerëve. Ky është Indit Sefa, bashkëpunëtorët që e kam pasur në krah në beteja jo të lehta. Ta nisim rrugëtimin tonë për një model të ri, kulturës së re politike, një PD të rinisë nga Lushnja”, tha Basha.

Kreu i PD-së është ndalur sërish tek çështja e Inceneratorëve i cili tha që është koha që SPAK të çojë para drejtësinë.

“430 milionë euro vjedhja e shekullit u faktua. Tani është në dorë të SPAK të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë nga koka te bishti”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›