E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Sulmi ndaj Ukrainës, dënojmë Rusinë

Pas sulmit që Rusia ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mblodhi për rreth një orë Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Të pranishëm ishin Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallendyshe Bici, zv.ministrja e jashtme, Megi Fino, Mimi Kodheli, kryetare e komisionit të punëve të jashtme, Gledis Nano, drejtori i  SHISH-it, Helidon Brendo, Nasip Naço, kryetar i  komisioni i sigurisë, guvernatori Gent Sejko.

” Vendosa të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për një rivlerësim të situatës. Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë mbi Ukrainën. Përbën rrezik dhe cënon sigurinë e paqen në glob. Si Presidenti i Shqipërisë shpreh ngushëllimet për jetën e humbura dhe solidaritet për popullin ukrainas. I bashkohemi thirrjeve të NATO-s ndaj Rusisë, për të braktisur rrugën e dhunës. Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm, përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB, Marrëveshjes së Minskut, Memorandumit të Budapestit, dhe minon sigurinë dhe paqen në mbarë Evropën. “, tha presidenti Meta në konferencë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›