E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha: Komisioni Hetimor i Inceneratorëve u bllokua me urdhër të Ramës! Spiropali: Nxori të vërtetën!

Në seancën e sotme parlamentare Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal sërish te çështja e inceneratorëve. Duke e cilësuar si vjedhjen më të madhe të 30 viteve të fundit, Basha tha se Komisioni Hetimor u bllokua me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Por askush nuk ka dyshim që i keni vjedhur 430 milionë euro popullit më të varfëruar me aferën e shekullit, me korrupsionin më të rëndë që ka përjetuar ndonjë vend në këto 30 vite në Ballkan dhe më gjerë.

Nuk janë më denoncime, janë fakte të zbuluara nga komisioni Hetimor Parlamentar, i cili para syve të shqiptarëve u bllokua me urdhër të Ramës dhe u zhbllokua si rezultat i qëndresës së opozitës dhe aleatëve tanë investimi i të cilëve për të kapur drejtësinë i keni futur shkopa nën rrota dhe vazhdoni ta bëni.

Qëndrimi ynë është i qartë, çdo punonjës i SPAK dhe BKH që është në presion direkte nga Rama, dhe të pandehurit potencialë të tjerë, duhet ta dijë se ka mbështetjen e PD në shkuarjen deri në fund të kësaj afere se ka mbështetjen dhe kërkesën e taksapaguesve shqitparë për investimin që kanë, bashkë me aleatët tanë euroatlantikë dhe në ngritjen e tyre në kuptimin e paketës financiare dhe të mbështetjes në nivele të panjohura për Ballkanin. Komisioni i ka nxjerrë hapur fajtorët. Mos i lini makinat e policisë të kthehen në mes të natës bosh, por kthejini me zyrtarët me pranga në duar nga i pari tek i fundit.”-tha Basha

Nga ana tjetër Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët tregoi se opozita ka gënjyer qytetarët për muaj me radhë për aferën 430 milionë euro.

“Është e qartë për të gjithë shqiptarët sot, është në sytë e tyre, fakti që keni gënjyer, fakti që keni mashtruar, fakti që u nisët për të nxirë, por në fakt zbardhët cështjet e impiantëve të mbetjeve. Faleminderit për ngritjen e atij komisioni, se më në fund qytetarët patën mundësi të dëgjojnë me veshët e tyre e të shohin me sytë e tyre se si ju jeni një opozitë jo serioze. Jo vetëm e thërrmuar në disa grimca, por dhe grimca pa pikë besueshmëria. Kryetarja e komisionit e nisi duke ngritur gishtin si hetuese dhe me një vetëkënaqësi në fytyrë, p[or dje e pamë si mbante kokën ulën dhe lexonte mesazhet që vinin e rralloheshin.

10 orë në epilog kryeministri, në një akt të paprecedentë, për zbardhjen e plotë, jo se ju detyroheshim ju, se ju e keni humbur për ne, por ne dhamë një shembull për publikun. Kthehuni disa vite më parë dhe përfytyrojeni kryeministrin e asaj kohe të dalë para një komisioni dhe t’i kthejë përgjigje Felajt, Denajt apo muaj, pas vrasjeve në bulevard. Përfytyrojeni një komision hetimor për Gërdecin, ku 10 orë përgjigjet për vrasjet e qytetarëve të pafajshëm. Jo në kohën e Zogut kjo, po vetëm disa vite më parë. Ne e votuam komisionin hetimor, edhe pse mund të kishim një rrugë tjetër. Kjo është rruga jonë dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh e jush, ndryshim që qytetarët e kanë votuar, e ju kanë dhënë juve humbje pas humbje, sepse ju nuk mësoni nga gabimet tuaja. 420 milionë euro të vjedhura, thoni ju, ku i keni? Ajo 7 herë baras 42 e paska pasur bishtin mbrapa dhe shumë të gjatë madje. Bishti i kësaj dardhe qenka shumë i gjatë. Edhe hunda e Lulzim Bashës zgjatet e zgjatet pafundësisht, po deri ku do të shkojë kjo hundë? 420 milionë euro dhe e thotë me ton që ta besojë edhe vetë. Mëson ato teknikat e frymëmarrjes, që mos t’i merret goja.

Tani vijojmë me ato gënjeshtrat e tjera, 17 vendime qeverie në një ditë, vjedhje e madhe, kush i ka bërë? Dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë. Të gjitha ministritë kanë bërë detyrën e tyre sipas ligjit. Ne nuk i ikim përballjes, përkundrazi përballja për ne është mundësi për të treguar se kërpudha e tymit në Elbasan, që merrte jetë njerëzish, sot nuk ekziston më. Plehrat e Sharrës, që jo të gjallët, por dhe të vdekurit nuk i linin të preheshin në paqe, sot nuk ekziston më, por është një landfill normal. Kjo është e vërteta. Ju ngatërroni koncesionet me PPP, që nuk kuptoni apo nuk doni të kuptoni, që ku ku sa rëndë për ju, që Tirana nuk është PPP, por është koncesion, buxheti i shtetit nuk jep asnjë lekë për të, por ka tarifë 29 euro për ton dhe jo 38 ton, siç do Lulzim Basha. Ne nuk bëjmë gabime, si Basha, se duam të jemi të vërtetë me veten, detyrën e qytetarët. Ky është ndryshimi. Rama tregoi durim të pafund përballë të një kryetareje, që të kujtonte karikaturën e asaj kohe, dhe u provua një e vërtetë, që ju keni gënjyer”, tha Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›